AAK-ja & avokatët “shfrytëzojnë” Haradinajn, për marketing politik

Politika

AAK-ja & avokatët “shfrytëzojnë” Haradinajn, për marketing politik

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 21 shkurt 2017 Në ora: 17:44
Milaim Zeka

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, gazetari i mirënjohur, Milaim Zeka, ka folur rreth situatës aktuale politike. Më tej ai është ndalur tek arrestimi i liderit të AAK –së, Ramush Haradinaj. Sipas tij, avokatët   e tij,  partia e tij, AAK-ja si dhe partitë e tjera pozitë, opozitë kanë manipuluar me rastin e tij, duke e shfrytëzuar,  vetëm për marketing politik. Më tej Zeka, ka treguar se është kërcënuar nga AKI –ja dhe ndër të tjera ka ripërmendur emrat e politikanëve që pritet të kalojnë në Gjykatën Speciale

Bota sot: Na trego fillimisht si e vlerëson gjendjen politike aktuale në Kosovë?

Milaim Zeka: Gjendja aktuale politike mendoj, që çdo qytetar normal e di, që është një gjendje kaotike dhe Kosova është në anarki totale, d.m.th, kurrë prej lufte e këndej nuk ka pasur Qeveri më të dobët, për shkak se koalicioni në mes të LDK dhe PDK është një koalicion i dhunshëm dhe koalicion që njëri tjetrin e kanë akuzuar për vrasje dhe nuk mund të bësh asnjëherë koalicion të drejt me dikë që ti mendon që ka vrarë dhe ka qenë vrasësi yt.

Bota sot: Po sa i përket gazetarisë së sotme?

Milaim Zeka: 90 për qind është gazetari spekulative, nuk është gazetari faktike dhe që dominon gazetaria e thashethemeve, e kafeve dhe tjetra është gazetaria e paguar, varësisht se kush të paguan dhe për çfarë, ashtu edhe shkruan.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat