Ambasadorja amerikane në OKB deklaratë "bombë" për Kosovën: Pranojeni në Kombet e Bashkuara

Politika

Ambasadorja amerikane në OKB deklaratë "bombë" për Kosovën: Pranojeni në Kombet e Bashkuara

Nga: Beqir Sina Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 18:17
Ambasadorja amerikane Nikki Haley

Ambasadorja Nikki Haley ka dëshmuar edhe njëherë se pak gjëra kanë ndryshuar nga politika e jashtme amerikane nën Presidentin Donald Trump, të paktën në kuadrin e OKB-së.

Në fjalimin e saj të radhës në seancën e Këshillit të Sigurimit, ajo përsëriti vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e dhe paqen në Europë.

Në këtë kuadër ajo dënoi rëndë pushtimin rus të Ukrainës, garantoi se dyert e NATO-s mbeten të hapura për anëtarë të rinj dhe përsëriti se përkushtimi amerikan ndaj aleatëve në Europë nuk ka ndryshuar.

Në veçanti, Ambasadorja Haley ka përmendur Kosovën, duke bërë thirrje që të njihet nga të gjitha vendet si shtet i pavarur. “Kosova meriton të zërë vendin që i takon në komunitetin ndërkombëtar, përfshi edhe anëtarësinë e plotë në OKB”, tha ajo.

Seanca e sotme filloi me një minutë zi për Ambasadorin e Rusisë, Vitaly Churkin që vdiq dje papritur pas një sulmi në zemër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat