A është i hidhëruar Sami Lushtaku me Hashim Thaçin? Tregon avokati i tij

Politika

A është i hidhëruar Sami Lushtaku me Hashim Thaçin? Tregon avokati i tij

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 00:29
Sami Lushtaku dhe Hashim Thaçi

Sonte në emisionin 'Komiteti' , avokati Arianit Koci ka folur për dënimin e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Avokati Koci ka treguar se për çfarë ishte akuzuar klienti i tij.

Ai ka shprehur mendimin e tij nëse politika kosovare do të mund të bënte më shumë reth mbrojtjes së luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës nga akuzat e shtetit serb.

Avokati Koci ka treguar se Lushtaku është i zhgenjyer nga krerët e shtetit, të cilët ishin bashkëluftëtarë të tij gjatë luftës e të cilët kishin heshtur kur ai u dënua.

Më poshtë mund të ndiqni deklaraten e avokatit të Lushtakut nga minuta 26:30:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat