Demarkacioni, si tregti për larje hesapesh

Politika

Demarkacioni, si tregti për larje hesapesh

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 22 shkurt 2017 Në ora: 16:40
Qela ka konfirmuar, se vetëm një anëtarë i Komisionit për matjen e territorit, është dërhequr dhe se këtë e kanë njoftuar edhe zyrtarisht.

“Unë kurrë s'do të besoj se ato 8000 hektarë,  nuk janë të Kosovës. Nuk do të ketë komision kurrë që do ta bind një popull se pas 3 shekujsh Çakorri e Zhlebi i kalojnë Malit të zi. Kjo është rrenë e njerëzve që lajnë hesapet e veta”, ka thënë aktori Çun Lajçi.

Raporti final i Komisionit për matjen e territorit të Republikës së Kosovë me qëllim definimin e vijës demaskuese ndërmjet Kosovës dhe Malit të zi, pritet që të premten t`i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, për t`u proceduar tutje në Kuvend.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën “Bota sot”, Tomorr Qela, zëdhënës i Komisionit për matjen e territorit, pas publikimit të raportit final.  

“Nuk e dimë, se si do të vinë hapat menjëherë, mirëpo procedura e rregullt është analizimi i të gjitha vërejtjeve dhe sugjërimeve që vinë prej ndonjë eksperti ose raporteve hulumtuese apo edhe institucioneve përkatëse, nëse do të ketë materiale shtesë do t`i shqyrtojmë, për të ardhur deri te raporti final. Kjo procedurë do të zgjasë deri të premten si dhe do të dorëzohet në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Qela për gazetën “Bota sot”. 

Qela ka konfirmuar,  se vetëm një anëtarë i Komisionit për matjen e territorit, është dërhequr dhe se këtë e kanë njoftuar edhe zyrtarisht.  

“Kjo është rruga që ne do të ndjekim, ndërsa sa i përket dy anëtarëve, unë mund ta konfirmojë,  se vetëm një anëtar i komisionit ka dhënë dorëheqje përderisa konfirmohet se i gjithë komisioni që ka punuar për një muaj, përveç atyre që kanë deklaruar që në fillim që nuk vijnë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat