Muja ia kthen Hazirit: Nëse demarkacioni s'ratifikohet, përgjegjësia bie mbi Mustafën

Politika

Muja ia kthen Hazirit: Nëse demarkacioni s'ratifikohet, përgjegjësia bie mbi Mustafën

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 23:13
Deputeti i PDK-së, Shaip Muja

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, ka reaguar ndaj nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pasi ky i fundit ka thënë se nëse nuk miratohet demarkacioni, përgjegjës do të jetë Kadri Veseli.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Muja ka thënë se përgjegjësinë kryesore nëse demarkacaioni dështon e ka kryeministri Isa Mustafa, e jo kryetari i PDK'së, Kadri Veseli, siç ka thënë Haziri.

"Thojnë mijtë e nuhasin shume tërmetin dhe dalin në sipërfaqe para se ti zë dheu kështu paska vepruar miku im Luta", ka shkruar Muja, duke thumbuar Hazirin.

Ky është shkrimi i plotë i Mujës:

Një selam Lutfi Hazirit, Kadri Veseli nuk e mbanë përgjegjësinë kryesore nëse demarkacioni dështon gjeje te shefi yt dhe vetvetja.

E pashe një prononcim te Lutfi Hazirit paskan filluar me gjet fajtoret, e ne mesin e këtij fajtori paska gjetur fajtorin elektoral kryetarin e kuvendit dhe te PDK .

Thojnë mijtë e nuhasin shume tërmetin dhe dalin në sipërfaqe para se ti zë dheu kështu paska vepruar miku im Luta.

I nderuar Lutfi fajtori jeni ju dhe qeveria për tere këtë teatër pa nevoje e dinë edhe BE dhe SHBA-të këtë, siç e dine qe pengese për demarkacionin nuk është opozita pa marre parasyshë veprimet qe ka bere, por është antagonizmi shkencore e infantil i akademikeve kukulla si Hivzi Islami dhe doktorra të shkencave provincial si Tomorr Çela kviska permanente qe përdorën ku te duash, fajtore je ti qe ke kryesuar delegacionin ne Vjenë dhe ekipa qe te ka shoqëruar sepse te kishim një kualitet me te mire do te kishim sot situate me cilësore e shtetërore.

Te sugjeroje sonte ta lexosh këtë libër çka te ka sugjeruar Hivzi islami amkademiku ne vitin 2006 nëse se ke librin po ti qoje do faqe si te përqesh ty dhe si e vlerëson kadastrin e Karagjigjit qe thotë serbet janë ekspert për vjedhje territoresh me kadaster kështu vepruan ne Bosnje.

E sot ju dhe shefi yt këtë akademik e keqpërdorni qe bashe ai e dine se është duke u keqpërdorur për te mbuluar te bëmat e juaja.

Miku im Lutfi mos ngatërro çështjet kombëtare me çështjet e interesit politik publik , koha e teknologjisë sot i tejkalon edhe intelegjencen tende natyrale dhe akademike te Hivzi Islamit.

U çudita shume krahasimin qe kishe bërë se cila situate kënqen me e veshtirë zgjedhja e Hashim Thaçit President apo demarkacioni. Po ta them ti thuja kujë të duash.

Hashim Thaçi është figure njerëzore e përkoheshme ne këtë bile dhe do jete pjese e historisë ndërsa kufiri është i përjetëshëm dhe i pacenueshëm.

Me këtë krahasim që keni bere trego se sa e vlersoni atdheun mbi individin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat