Dy ekspertiza të bëra nga instituti i mjekësisë ligjore në Prishtinë nuk ua mbushën mendjen prindërve të Astrit Deharit, që u gjend i vdekur me pesë nëntor në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Prandaj Familja Dehari po e kërkon një ekspertizë të tretë.
Por, këtë herë hetimet për rrethanat e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes nuk do t’i bëjnë vendorët.
“Jemi përcaktuar që të angazhojmë ekspertët dhe hetuesit ndërkombëtarë të qendrës universitare të mjekësisë ligjore të pjesës franceze të Zvicrës”, ka thënë Avni Dehari.
Ekspertiza do të zhvillohet në Qendrën Universitare të mjekësisë ligjore në Romandi të Zvicrës.
Puna do të fillojë pas një jave.