Ja pse sot Franca ia dorëzon Kosovës liderin e saj Ramush Haradinajn

Politika

Ja pse sot Franca ia dorëzon Kosovës liderin e saj Ramush Haradinajn

Më: 1 mars 2017 Në ora: 18:37
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, para Gjykatës franceze

“Policia franceze ka arrestuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Bazel të Zvicrës. Ai nuk u arrestua nga policia zvicerane, por nga ajo franceze, në gjysmën e aeroportit që i takon atyre.  Ai është arrestuar në bazë të një urdhër arresti lokal të lëshuar nga Serbia..”,  ishte ky lajmi më i keq për Kosovën që u plasua në këtë vit. Kjo ndodhi në kohën kur lideri Ramush Haradinaj kishte marrë ftesën për pjesëmarrjen në ceremoniën e inagurimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Mbajtja për afro dy muaj e Ramush Haradinajt në Francë, ishte tallje me standardet e drejtësisë ndërkombëtare dhe shkelje flagrante e të drejtave të një individi.

Duhet theksuar se gjatë këtyre dy muajve të izolimit të Haradinajt në Francë, shqiptarët e zhgënjyer me arrestimin dhe izolimin e tij, organizuan rreth 100 protesta në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe perëndim ku u kërkua njëzërit kthimi i tij në Kosovë. Njëkohësisht, gjatë këtyre dy muajve të fundit, pati mbi 200 deklarata të personaliteteve vendore dhe ndërkombëtare për lirmin e tij.

Jo vetëm kaq, për ish-kryeministrin e Kosovës, pati reagime edhe nga institucionet ndërkombëtare në botë, si në Bruksel, Gjenevë, Hagë, Uashington dhe KS të OKB-së New York.

Gjykata ndërkombëtare e Hagës për Haradinajn

Po bëhen pothuajse dy muaj që nga arrestimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë si pasojë e një fletarresti të bërë nga Serbia. Deri tash pos disa deklaratave “n’hava” me  këtë rast nuk është marrë apo protestuar nga askush seriozisht nga shteti, të cilit i takon Haradinaj, përveç partisë së tij, OVL dhe popullatës shqiptare brenda dhe jashtë Kosovës. Themi kështu, sepse autoritetet franceze kanë deklaruar se deri tash nuk kanë marrë ndonjë kërkesë zyrtare nga Prishtina për lirimin e tij.

“Haradinaj më parë në Hagë se në Serbi. Serbia pret prej autoriteteve franceze që Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi”, thotë për Deutsche Wellen, prokurori i gjykatës serbe për krime lufte, Milan Petrovic.

Image
Protesta në mbështetje të Haradinajt

Mediat e Kosovës dhe ato serbe kanë shkruar se “Haradinaj paska dy zgjidhje: Beogradin ose Hagën”.  Sa i përket kësaj të fundit “Presheva Jonë” ka siguruar nga dy gjykatat ndërkombëtare (ICTY dhe Specialja për Kosovën) se Ramush Haradinaj nuk ka lidhje me to dhe se ai vendin nuk e ka në Hagë, por në Kosovë.

“Haradinaj u ndalua në Francë për akuzat që Haga e shpalli të pafajshëm”, ka thënë avokati i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili është shumë i brengosur për ndalimin e Haradinaj në Francë.

Liliana Pitesa, zyrtare në kabinetin e kryeprokurorit të ICTY në Hagë ka deklaruar se “Haga e ka kryer punën  me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Ai është i lirë. Për këtë ai ka dëshmuar dy herë në Hagë. Fundja ashtu-kështu për Haradinaj s’ka vend ne Hagë, sepse kjo gjykatë e ka vetëm emrin dhe hijen”.

Ngjashëm ka deklaruar sot edhe Avis Benes nga Gjykata Speciale për Kosovën.

“Tribunali special nuk ka lidhje me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, ndryshe ai do të arrestohej në Kosovë dhe jo atje. Prandaj, kjo aferë s’ka asgjë të bëjë me Specialen”, ka pohuar Benes, zëdhënëse e Gjykatës Speciale për Kosovën në Hagë.

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës e cila u gjend në krye të TPI-së për krime në ish-Jugosllavinë për gati një decenie rresht, pas disa vitesh paraqitet sërish në një intervistë të, ku flet për rolin e ICTY, e cila sivjet mbyll dyert e veta në Hagë. Ajo ka folur edhe për arrestimin dhe izolimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt në Francë, sipas së cilës, ai një gjë të tillë nuk e meriton.

Image
Protesta në mbështetje të Haradinajt

Kush qëndron pas arrestimit dhe izolimit të Haradinajt në Francë?

Se çfarë mendon për arrestimin dhe izolimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë, znj. Carla Del Ponte në këtë bisedë është përgjigjur se “ish-kryeministri Haradinaj mendoj se nuk e meriton të maltretohet në Francë, i cili dy herë ka hyrë dhe ka dalur i pastër nga dyert e Hagës. Më duket e pakuptueshme arrestimi dhe mbajtja e tij në Francë nga autoritetet e atjeshme, sipas një fletearresti nga Serbia. Se çfarë është duke u zier pas kësaj, nuk di çfarë t’ju them, se a është fjala për akuza të mëparshme për të cilat ai është përgjigjur dy herë, apo për ndonjë akuzë te fundit. Sa i përket kësaj të fundit, duket se që kur Haradinaj doli i lirë për të dytën herë nga Haga deri tash në rajon me sa di unë s’ka pasur luftë?!..Veç n ‘paq shku ai n ‘Serbi me pas ba diçka të zezë, që ne nuk e dimë. Nëse dikush shpreh dilema se Haradinaj do të dërgohet në Beograd apo Hagë, për këtë të fundit unë po ju heq, se Haga s ka çfarë të bëjë më me të. Ashtu-kështu, Haga edhe pak muaj e mbyll dyert e veta. Çka po ndodhë vërtetë me Ramush Haradinaj mund të dijë vetëm Beogradi, Parisi apo edhe Prishtina, nëse nuk është far biznesi apo lojë politike”, ka thënë Del Ponte.

Atëherë nëse s’paska të bëjë rasti i Haradinajt me Hagën, pse u arrestua dhe mbahet i izoluar në Francë?

Kësaj pyetje dy zyrtarët e Hagës i janë përgjigjur se “ish-kryeministri i Kosovës s’e ka vendin tek ne. Beogradi-Parisi-Prishtina mund ta dinë pse mbahet Haradinaj në Francë.”

Kronologji për Ramush Haradinajn në Francë

-4 Janar 2017: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

-5 janar 2017: Haradinaj del para Gjykatës në Francë

-7 janar 2017: Protesta e parë në Francë për lirimin e Ramush Haradinajt

-12 janar 2017:  Francë, lirohet me kusht Ramush Haradinaj

-09 Shkurt 2017: Ramush Haradinaj del para gjykatës në Colmare, Francë 

-10 Shkurt 2017: Franca shtyn vendimin për kreun e AAK-së Ramush Haradinaj

-12 Shkur 2017: Haradinaj del para Gjykatës në Francë

-14 Janar 2017: Huliganët serbë përdhosin bustin e Skënderbeut në Gjenevë dhe sulmojnë Haradinajn

-14 Janar 2017:  -Protesta për Haradinaj në Gjenevë, bashkon shqiptarët e diasporës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat