AAK-ja ka një kërkesë shtesë për Mogherinin

Politika

AAK-ja ka një kërkesë shtesë për Mogherinin

Më: 4 mars 2017 Në ora: 10:15
Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës

Ardian Gjini i AAK-së do të përfundojë takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederica Mogherini, për të vazhduar më pas drejt sheshit kryesor në Prishtinë ku do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga partia e tij, për një çështje për të cilën Mogherini nuk do të vijë në Kosovë.

Ajo vjen në Kosovë në kohën kur institucionin që ajo përfaqëson i është shkaktuar kokëqarje pas bllokimit të demarkacionit dhe formimin e Asociacionit me komuna serbe në Kosovë.

Por sipas shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, AAK-ja përpos që do të shfaq qëndrimin e saj kundër demarkacionit dhe Asociacionit,Mogherinit do t’i parashtrohet edhe ankesa dhe kërkesa mbi mbajtjen e liderit të partisë, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze të cilat ka dy muaj që nuk po mund ta marrin një vendim mbi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt.

“Sigurisht Ardian Gjini (përfaqësuesi i AAK-së në takimin e liderëve politik me Mogherinin) do ta shprehë qëndrimin e saj për rastin Haradinaj, ku do të kërkohet liri për të”, ka thënë Lekaj, për Insajderin.

Sipas tij, “vetë protesta ka një mesazh për Mogherinin që zoti Haradinaj, është peng i politikës shoviniste serve dhe shtetet e BE-së”.

“Haradinaj nuk duhet të bien pre e abuzimeve të Serbisë me listat e Interpolit dhe që qytetarët e Kosovës, luftëtarët e lirisë të trajtohen padrejtësisht e në veçanti Ramushui që tani po mbahet peng mbi 2 muaj në Francë, ky do të jetë mesazhi I qytetarëve të Kosovë që do marshojnë në Prishtinë”, ka thënë Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat