Klasa politike e gatshme të djegë Kosovën, për interesa të veta

Politika

Klasa politike e gatshme të djegë Kosovën, për interesa të veta

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 5 mars 2017 Në ora: 18:28
Pamje nga takimi i Mogherinit me përfaqësuesit e partive politike

Nëse në Kosovë do të rikthehen trazirat, ashtu sic po thuhet, përgjegjësia është e politikanëve, pa dallim pozitë apo opozitë. Faji bie tërësisht mbi ta, pasi për interesa të ngushta klanore e biznesore, nuk janë në gjendje të gjejnë gjuhën e përbashkët, në çështjet të cilat kanë mbetur peng, gjatë këtij legjislacioni. Që pas formimit të Qeverisë, nëpërmjet koalicionit LDK-PDK, asnjë çështje nuk ka mundur të zgjidhet në mënyrë demokratike dhe me gjuhë të përbashkët.

Për ta ndaluar miratimin e Demarkacionit dhe Asociacionit, Opozita ka përdorur gazin lotjslellës, bllokimin e Kuvendit dhe protestat, ndërsa Pozita, ka përdorur arrestimet dhe  akuzat për bllokim të liberalizimit të vizave.

Tashmë situata ka përshkallëzuar, pasi edhe Gjykata Speciale, veçse i ka shtrirë duart drejt arrestimeve, ndërkohë që nga ana tjetër nga BE –ja, po bën presion për miratimin e Demarkcionit. Ka qenë ky presion që ka detyruar Qeverinë të mblidhet urgjent, për të miratuar raportin e Komisionit Qeveritarë për Demarkacionin,para ardhjes  së përfaqësueses së  Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Kjo e fundit, me të mbërritur në Prishtinë, në fundjavë,  ka ripërsëritur mesazhin e Brukselit se demarkacioni me Malin e Zi mbetet kusht i pandryshuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat