Thaçi për projektligjin e FSK-së: Jam detyruar, serbët nuk do të votonin për FAK-un

Politika

Thaçi për projektligjin e FSK-së: Jam detyruar, serbët nuk do të votonin për FAK-un

Më: 7 mars 2017 Në ora: 10:43
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka dorëzuar sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli projektligjin për FSK-në me anë së secilës FSK-në e bën ushtri.

Thaçi tha se kjo iniciativë ligjore është e domosdoshme dhe bëhet me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit dhe kontribuon në ruajtjen e paqes.

“Projektligji për FSK-në rregullon misionin, funksionimin e FSK-së  dhe çështje tjera lidhur me aktivitetet tjera në FSK. Tri vite më parë kam paralajmëruar themelimin e Forcave të Armatosura fatkeqësisht realiteti ka mbetur i njëjte për arsye të njohura. Do të doja që transformimi i FSK-së të ndodhte përmes një procesi transparent përcjellë me ndryshime kushtetuese. Por s’kemi mundur ta bëjmë sepse deputetët serbë e kanë bërë të qartë që kurrë s’do të bënin ndryshimet kushtetuese”, tha presidenti.

 Ai tha se ky realitet është për keqardhje dhe se origjinën e ka në Serbi kurse Kosova  nuk mund ta lë fatin e vet në mëshirën e askujt.

“Me e rëndësishme se simbolika që lidhet me emrin është përmbajtja. Kosova përfundimisht po ndërton ushtrinë e saj moderne. Personalisht ndihem mire me emrin FSK  dhe mendoj se është adekuat. Ky ndryshim në misionin dhe detyrat e reja që do ta marrë FSK në përputhje me ligjin e ri e bëjnë FSK një ushtri i moderne që do të jetë në shërbim të paqes në rajon dhe botë”, tha Thaçi.

Image

 Ai ka ftuar shtetet anëtare të NATO-s ta ndihmojnë FSK-në sic kanë bërë deri tani.

“Shtetet fqinje duhet ta kuptojnë si një hap normal të një shteti te pavarur. Besoj brenda një periudhe të duhur kohore kryetari dhe Kryesia do ta procesojë për miratim projektligjin e FSK dhe besoj se do të marrë përkrahjen e të  gjithëve”, tha Thaçi.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se sot është një ditë e mirë për qytetarët.

Ai tha se që nesër do ta ftojë Kryesinë që të procedohen obligimet që kanë.

Sipas tij përmes këtij transformimi Kosova bëhet kontribuues i paqes në rajon në rajon dhe jo konsumues i paqes.

Thaçi i dorëzon Veselit projektligjin për ushtri (Drejtpërdrejt)

Dorëzimi i këtij projetktligji u bë sot në zyrën e kryetarit ë Kuvendit Kadri Veseli.

Thaçi ia dorëzon Veselit zyrtarisht projektligjin për shndërrimin e FSK-së në Ushtri 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i dorëzoi sot kryetarit të Kuvendit projektligjin për FSK-në.

Dorëzimi i këtij projetktligji u bë sot në zyrën e kryetarit ë Kuvendit Kadri Veseli.

Projektligji për FSK-në ka për qëllim ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

Presidenti Thaçi duke ia dorëzuar projetktligji kryetarit ë Kuvendit, Veseli

Thaçi takim urgjent me Veselin, procedohet Projektligji për Ushtrinë e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pritet ta zhvillojë një takim urgjent me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Sipas burimeve të mediave, në këtë takim do të procedohet Projektligji për Ushtrinë e Republikës së Kosovës.

Takimi pritet që të ndodh në orën 11:00 në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat