Arrestimi i kriminelëve, hap rrugën e liberalizimit të vizave

Politika

Arrestimi i kriminelëve, hap rrugën e liberalizimit të vizave

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 8 mars 2017 Në ora: 17:22
Ndertesa e Gjykatës Speciale

“Na mbetet të presim se Gjykata Speciale do të merret me peshqit e mëdhenj, dhe me Shtabin e milionerëve, me bosët e krimit, me zhvatësit, të cilët Kosovën e sollën në një gjendje shumë të palakmueshme në një periudhë të gjatë kohore. Mendoj se veprimet e Gjykatës Speciale janë të një rëndësie të veçantë, sepse kur vepron drejtësia kuptohet si duhet, atëherë edhe qytetarët e kanë më të lehtë, e mund të marrin frymë më lirisht, por edhe pajtimi është i mundshëm, me që besoj se edhe qytetarët tanë do t`a kuptojnë se alternativ tjetër nuk ka, pos që të korruptuarit, vrasësit e matrapazët të përballen me drejtësinë”, ka thënë Ajet Avdyli.

Krijimi i Gjykatës Speciale po konsiderohet si hap vendimtar në garantimin e drejtësisë dhe pajtimit.  Miratimi i marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi është një nga kushtet që hap rrugën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Megjithatë, hetimi dhe dënimi i peshqve të mëdhenj dhe puna e Gjykatës Speciale, nga analistët po konsiderohet si sinjali i vetëm që çon ne liberalizimin e vizave. Haki Abazi, Drejtor i Fondacionit 'Rockefeller Brothers' për Ballkanin Perëndimor, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se mos liberalizimi është një masë sanksioni ndaj qytetarëve të Kosovës për të bërë presion për të kërkuar zbatimin e ligjit dhe luftës kundër krimit politik në Kosovë. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat