Dështon, Rezoluta e pezullimit të bisedimeve me Serbinë?!

Politika

Dështon, Rezoluta e pezullimit të bisedimeve me Serbinë?!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 10 mars 2017 Në ora: 16:57
Kuvendi i Kosovës

Nuk janë të pakta rezolutat, të cilat janë miratuar ndër vite nga Kuvendi i Kosovës. Por, i paktë, për të mos thënë fare është numri i rezolutave që  kanë gjetur zbatim. Pas miratimit në Kuvend,  rreth dhjetë rezoluta kanë dështuar së realizuari.

Së fundmi Kuvendi i Kosovës, si asnjëherë më parë, ka gjetur gjuhën e përbashkët,  ndërsa  kanë miratuar rezolutën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe të  harmonizuar me grupet e tjera parlamentare, ku  kërkohet lirimi i menjëhershëm të ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe pezullimin e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij.  Si rrallë herë deputetët e pozitës dhe opozitës u bënë bashkë për t’i dhënë mbështetje rezolutës në mbështetje të Haradinajt.

Rezoluta mori 78 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Kjo gatishmëri çoi në reagimin e ashpër të institucioneve të BE –së, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë fati i Rezolutës së miratuar. 

 Risjellim në vëmendjen disa prej rezolutave të miratuara nga Kuvendi, për  të cilat mudnd të thuhet se kanë dështuar.  Rezoluta për vlerat e UÇK -së. Kjo rezolutë është e parafundit në radhë, që është miratua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat