Veseli: Ushtria do të bëhet, nuk na ‘prishë’ me miqtë

Politika

Veseli: Ushtria do të bëhet, nuk na ‘prishë’ me miqtë

Më: 14 mars 2017 Në ora: 18:51
Forca e Sigurisë së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit lider i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë mandat ushtarak.

Ai ka deklaruar se kjo është përgjegjësi e institucioneve të shtetit dhe se në asnjë rast nuk rrezikon marrëdhëniet e Kosovës me miqtë.

“Formimi i ushtrisë është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës. Shumë shpejt do ta kemi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë ushtarake”.

“Ka pasur vonesa të paarsyeshmë në transformimin e FSK-së. Jemi vonuar, por për këtë cështje nuk është asnjëherë vonë. Një ushtri që është më profesionalja në regjion, më pro-perëndimorja nuk mund të na ‘prishë’ as me NATO-n as me SHBA-në”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat