Thaçi e shpall terroriste organizatën e Murat Jasharit që e plagosi Vllasin

Politika

Thaçi e shpall terroriste organizatën e Murat Jasharit që e plagosi Vllasin

Më: 16 mars 2017 Në ora: 00:24
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar për listën e shumëpërfolur të Murat Jasharit për atentate ndaj figurave publike në vend, duke thënë se 26 persona janë pjesë e saj.

Në këtë listë, ka thënë Thaçi, janë liderë politikë të Kosovës - shumica prej tyre - bartësit e luftës të UÇK'së, udhëheqës fetarë (të të gjitha besimeve), opinionistë e gazetarë.

Thaçi e ka quajtur terroriste organizatën "Syri i Popullit" të Murat Jasharit, i cili plagosi avokatin Azem Vllasi ditë më parë.

“Në listë janë 26 njerëz të cilët sipas kësaj organizate terroriste duhet të ekzekutohen”, është shprehur Presidenti.

Organizata e Jasharit, ka thënë Thaçi në RTV 21, ka lidhje me agjentura të ndryshme, të cilat janë të lidhura direkt me Moskën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat