Kelmendi: Sikur Thaçi të konsultohej me Mustafën për Ushtrinë, s’kishte me qenë ky rezultat

Politika

Kelmendi: Sikur Thaçi të konsultohej me Mustafën për Ushtrinë, s’kishte me qenë ky rezultat

Më: 17 mars 2017 Në ora: 22:39
Ramiz Klemendi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Klemendi, ka thanë se sikur presidenti Hashim Thaçi ta kishte pyetur kryeministrin Isa Mustafa në lidhje me Ushtrinë, ky rezultat do të ishte më ndryshe se sot.

“Iniciativa për transformimin e FSK-së është e mirë dhe e domosdoshme, por mendojmë se duhet konsultuar edhe bashkësia ndërkombëtare, ngase ky proces s’mundet me u bë pa mbështetjen e tyne”, ka shtuar ai. “Vendimet e shpejta mund të jenë si një formë tradhtie apo pabesie ndaj bashkësisë ndërkombëtare”.

Këto komente Kelmendi i bëri në emisionin Rrokum Roll, me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat