Haki Abazi kritikon Vetëvendosjen për mbështetjen ndaj Thaçit

Politika

Haki Abazi kritikon Vetëvendosjen për mbështetjen ndaj Thaçit

Më: 19 mars 2017 Në ora: 09:03
Haki Abazi

Analisti Haki Abazi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë kritika ndaj ndaj Vetëvendosjes, për shkak se kjo e fundit e ka mbështetur iniciativën e presidentit Thaçi për mënyrën e formimit të Ushtrisë.

Ja postimi i tij i plotë

Qendrimi VV per projekt ligjin e Thacit per ushtrine eshte i demshem, eshte perkrahje pa intence per tender prokurimi dhe jo per shtetformim siq mund te paramendohet.

Perkrahja e projektligjit mund te duket vetem siperfaqesisht si permbyllje e infrastruktures se sigurise por ne fakt eshte sektori i vetem qe ka pase seriozitetin e duhur nga ekspertet dhe tani degradimi tij eshte i pashmangshem, si ne cdo fushe tjeter. Ashtu si edhe ne rastin e policise qe po politizohet per cdo dite, njejte edhe ceshtja e ushtrise eshte instrument i politikes ditore-. FSK qe nuk do te behet ushtri me asnje ligj perveq se me kushtetute, por keshtu siq po tentohet eshte forma e radhes per te bere tendera te shtrenjet dhe perfitim financiar te klanit PRONTO. Ne vend se pajisjet te vijne ne kuader te partneritetit dhe kapaciteteve qe ofron NATO, vendi me i varfer ne Evrope po do me tregu force ushtarake pa mbrojtjen e NATOs. Ne qofte se vazhdohet keshtu, askush nuk ka me i shpalle lufte Kosoves por do ta lene ate zvarre ashtu siq e lane Sqhiperine pas luftes se dyte boterore, zorre qorre te balkanit derisa te largohen diktatura kapilare prej pushtetit. 

Ideaja per ushtrine eshte konsequence e faktit se ka elemente progresi ne kontrollin e doganave dhe ekonomise jolegale dhe patjeter duhen tender prokurimi te shumave te medha per te vazhduar mirembajtjne e njesiteve dhe gupeve te SHIK-ut per te siguruar blerejen votave dhe mbajtjne ne pushtet.

Askush nuk e ve ne pikepytje permbylljen e procesit te shtetformimit por perkrahja e VV per projektligjin kryeneq e perftues eshte deshtim ne analize dhe projeksione zhvillimore afatgjate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat