Opozita “kundër” Alternativës, Deda-Kusari

Politika

Opozita “kundër” Alternativës, Deda-Kusari

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 19 mars 2017 Në ora: 17:12
Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda

Deputeti Ilir Deda ka deklaruar, se nuk do të jenë partner politik, me ata që vendin e kanë sjell në këtë gjendje.  Me këtë deklaratë ai ka lënë të kuptohet se janë të hapur për bashkëpunim me subjektet politike opozitare.  Ndërsa, Kryetarja e Komunës së Gjakovës dhe njëra nga themelueset e “Alternativës”, Mimoza Kusari Lila, nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetës, për një koalicion të mundshëm parazgjedhor me subjektet opozitare, qoftë në nivel të përgjithshëm apo edhe lokal.

U bën më shumë se një muaj që kur Mimoza Kusari Lila kryetare e Gjakovës dhe Ilir Deda Deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, shpalosën logon e subjektit të tyre politik, të cilin kanë vendosur ta quajnë, “Alternativa”. 

Po ashtu, Deda e Kusari, mbajtën tubimin e parë në Mitrovicë, ku treguan për programin e tyre. Deputeti Ilir Deda ka deklaruar, se nuk do të jenë partner politik, me ata që vendin e kanë sjell në këtë gjendje.  Me këtë deklaratë ai ka lënë të kuptohet se janë të hapur për bashkëpunim me subjektet politike opozitare. 

Ndërsa, Kryetarja e Komunës së Gjakovës dhe njëra nga themelueset e “Alternativës”, Mimoza Kusari Lila, nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetës, për një koalicion të mundshëm parazgjedhor me subjektet opozitare, qoftë në nivel të përgjithshëm apo edhe lokal.

Ndërkaq, Shkodran Hoti, zëdhënës në Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se për çështjen e koalicioneve vendos anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje. Hoti e ka bërë të qartë se Lëvizja Vetëvendosje, nuk bën koalicion me partitë që kanë kapur shtetin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat