Krasniqi: Ligji për Ushtrinë, vështirë i zbatueshëm

Politika

Krasniqi: Ligji për Ushtrinë, vështirë i zbatueshëm

Më: 20 mars 2017 Në ora: 13:09
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar në Kosovë mungon sundimi i ligjit. Kjo edhe sipas tij, e bën të vështirë edhe ligjin për krijimin e ushtrisë. këtë deklaratë, ai e ka dhënë në debatin për ligjin për FSK-në

“Ky ligj kështu si është do të jetë vështirë i zbatueshëm sepse nuk ka vullnet për zbatimin e ligjit”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, ai ka thënë se për çështjen e Ushtrisë duhet të ketë debat të hapur, pasi sipas tij për këtë gjë nuk është diskutuar mjaftueshëm as me faktorin e brendshëm dhe as me atë ndërkombëtar.

Pavarësisht, vërejtjeve, Krasniqi ka thënë se është i bindur se çdo shqiptar e mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat