Cila është lidhja e AKI-së, Prokurorisë e Policisë me Organizatën kriminale?

Politika

Cila është lidhja e AKI-së, Prokurorisë e Policisë me Organizatën kriminale?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 20 mars 2017 Në ora: 17:18
Selia e AKI

“Një Grup i Organizuar synon  eliminimin e krerëve të shtetit”. Ky  ishte lajmi që tronditi qytetarët e Kosovës, pas plagosjes së avokatit Azem Vllasi.  Grupi “Syri i popullit”, përpos plagosjes së avokatit Vllasi, kishte për qëllim edhe vrasjen e kokave kryesore të shtetit të Kosovës siç janë kryeministri Isa Mustafa Presidenti Thaçi etj.   

Këto informacione rrodhën nga mediat qysh në ditën e plagosjes së Vllasit, ndonëse nga institucionet e rendit nuk u pohua e as nuk u mohua ekzistenca e këtij grupi.   Më pas, nëpërmjet komunikate, që u është dërguar mediave, organizata, “Syri i Popullit” e ka marrë përgjegjësinë për plagosjen e Azem Vllasit.  

“Organizata do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruar mbi gjithë ata që në emër të luftërave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë”, thuhej ndër të tjera në komunikatë.  Mirëpo, ishte vetë Presidenti i vendit Hashim Thaçi pranoj ekzistimin e një liste të ekzekutimeve.

Por, këto informacione në bazë të ligjit, do të duhej të  mbaheshin në fshehtësi, deri në zbulimin e këtij grupi.   Kështu, ka thënë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, sipas të cilit informatat e tilla duhet të trajtohen me konfidencialitet.  “Presidenti i Republikës dhe Kryeministri në bazë të ligjit të aplikueshëm, pranojnë informata nga Agjencia e Kosovës për Intelegjencë lidhur me sigurinë në Kosovë. 

Informatat e pranuara nga Agjencia e Kosovës për Intelegjencë qoftë nga Presidenti, Kryeministri apo akterë të tjerë të organeve të drejtësisë apo sigurisë duhet të trajtohen me konfidencialitet dhe të njëjtat nuk duhet të shpërndahen me publikun apo persona të paautorizuar”, ka thënë Miftaraj për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat