Molliqaj: Të gatshëm të hyjmë koalicion me LDK-në, nëse plotësohet ky kusht

Politika

Molliqaj: Të gatshëm të hyjmë koalicion me LDK-në, nëse plotësohet ky kusht

Më: 21 mars 2017 Në ora: 13:08
Dardan Molliqaj

(E plotësuar) - Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, ka prezantuar rezultatet e sondazheve të fundit të opinionit publik në lidhje me zgjedhjet e mundshme.

Në këtë matje, sipas Molliqajt, Lëvizja Vetëvendosje është përzgjedhur nga qytetarët si subjekti i parë politik në Kosovë me 26 përqind , Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 23 përqind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 20 përqind, Aleanca për Ardhmërinë Kosovës (AAK) me 14 përqind , Aleanca Kosova e Re, me 5 përiqnd, ndërsa Nisma me 3 përqind.

Nga ky sondazh , sipas Molliqajt vërehet se Vetëvendosje është subjekti që ruan më së shumti votën, dhe atë në përqindje prej 92.7%, si dhe nga lëvizjet e votuesve më së shumti votues vijnë nga dy partitë e koalicionit qeveritar, 9.1% nga LDK dhe 8.2% nga PDK.

Molliqaj ka theksuar se personat që nuk kanë votuar në zgjedhjet e 2014-së, ku hyjnë edhe votuesit e rinj, në zgjedhjet e ardhshme kanë deklaruar se do ta votonin Vetëvendosjen në përqindje prej 24.1%, që është shifër jashtëzakonisht e lartë krahasuar me gjitha subjektet tjera.

Pas prezantimit të sondazheve  Molliqaj foli edhe për  lidhjen e mundshme të koalicioneve pas zgjedhjeve.

Ai ripërseriti se Lëvizja Vetëvendosje  përjashton çdo mundësi  për të bashkëqverisur me partinë e Kadri Veselit, PDK.

Molliqaj gjithashtu shprehu gatishmërinë e partisë së tij për të shkuar në zgjedhje në parakohshme.

Image

Molliqaj: Nuk do të bashkëqeverisim me PDK-në

“Për shkak se edhe qëndrimet tona por edhe rruga e jonë që e kemi bërë si subjekt dallon goxha shumë me të tjerët. Por mendoj që ne duhet me ndërtua Qeverinë nëse VV-ja del e para. Ajo duhet mu bazua në dy kritere ato duhet të jenë me përzgjedh subjektin i cili i ka bërë më së paku dëm Kosovës . Jo pse është më i miri po ndoshta që ka pasur mundësi me bërë më pak dëme dhe e dyta subjektin që mundesh më së lehti me bashkëqeverisje...Ajo që është  qartë për neve është që PDK njëherë duhet të jetë në opozitë. nuk ka kuptim që i gjithë ky ndryshim të ndodh dhe krejt këta votues që e votojnë VV ti me u kthye e me bër koalicion me subjektin i cili ka qenë që 10 vite në Qeveri....Për një mandat qeverisës PDK është e përjashtuar në kuptimin e mundësisë për me forum institucione...PDK nuk do të jetë pjesë e as diskutimeve e as e në kuptimin e koalicionit të mu ndshëm qeveritar”, tha Molliqaj.

Megjithatë, Vetëvendosje nuk përjashton mundësinë e bashkëqeverisjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por pa Isa Mustafën.

Molliqaj: Me LDK-në në koalicion por pa Isa Mustafën

Në parim e preferojmë opozitën. Prioritet i jonë mbetet forcat opozitare. Por ajo që është qëndrim i joni është që neve na duhet minimalisht shumicë parlamentare pa minoritetin serb. Pra 61 deputet minimalisht na duhet me qenë pa minoritetin serb . Ne nuk jemi të interesuar me ndërtua një Qeveri e cila varte nga numrat e një subjekti i cili kontrollohet , ndonëse është obligim kushtetues me qenë pjesë Qeverisë, nga Beogradi...Po nëse VV duhet të ndërtoj Qeverinë dhe e vetmja mënyrë për me e ndërtua numrat është me bashkëqeverisje edhe me LDK-në . Këtu e kemi vetëm një kusht të vetëm ajo përveç kushteve të tjera ajo është pa Isa Mustafën",  tha Molliqaj.

Përveç PDK-së, partia më e madhe opozitare në vend, nuk i ka vënë vija të kuqe  asnjë partie tjetër për koalicion të mundshëm.

Molliqaj ka bërë të ditur se sondazhet e reja  janë realizuar nga organizata UBO constulting,

Për këtë sondazh VV ka paguar 1 mijë e 600 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat