Cilëve politikanë t ’iu besojmë?

Politika

Cilëve politikanë t ’iu besojmë?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 23 mars 2017 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Se partitë politike, kanë prioritet interesat e tyre, nuk është ndonjë gjë e re. Por, duke mos arritur që të kamulfojnë dhe të mashtrojnë qytetarët, së fundmi po dalin dhe me fytyrën e vërtetë. Është harruar gazi lotjsellës, ëhstë harruar dhuna si dhe  është harruar se si në  katër  vitet e fundit, proceset me jetike për vendin kanë shkuar pas. Për më tepër janë cështjet, të cilat partitë politike i përdorin si karta për të kërkuar votat.

Liberalizimi i vizave, Demarkacioni, Asociacioni dhe Ushtria, janë zëvendësuar me sondazhet parazgjedhore. Partitë politike janë futur, kështu në “luftë” me njëra-tjetërn me akuza dhe kundërkuza për blerje  sondazhesh, në vend që të apelonin për kthimin e vëmendjes tek çështjet emergjente.  Demarkacioni, Asociacioni  dhe Ushtria  po përdoren vetëm për qëllime elektorale, ndërsa sondazhet për të manipuluar qytetarët. 

Pas një sondazhi të Vetvendosjes e cila shpallte veten fituese, kanë shpërthyer partitë e tjera, qoftë ata në pushtet dhe në opozitë si dhe ata parti, që s’patën mundur të kalonin pragun zgjedhor në zgjedhjet e shkuara.  LDK dhe PDK, dy partitë që udhëheqin vendin,  kanë gjetur kohë që të merren me sondazhin e VV, duke e quajtur të manipuluar, ndërkohë që Kosova dhe ndrëkombëtarët presin përgjigje prej tyre, për çështjet e shumë përfolura.

Ndërsa, zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, duke i komentuar sondazhet e publikuara së fundmi nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), ka theksuar se sondazhet bëhen më një qëllim të caktuar. Ai ka thënë, se përkrahja që e kanë ata në terren i kalon dukshëm shifrat që janë publikuar në këtë sondazh.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat