“Syri i Popullit”, agjenturat e Moskës dhe heshtja e Kuvendit

Politika

“Syri i Popullit”, agjenturat e Moskës dhe heshtja e Kuvendit

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 24 mars 2017 Në ora: 17:36
ilustrim

Me 13 mars 2017, avokati  Azem Vllasi, është plagosur me armë zjarri afër shtëpisë së tij në Prishtinë. Kryeqyteti u alarmuar dhe nuk vonoi shumë dhe në pranga ra Murat Jashari e pas tij dhe dy persona të tjerë nën cilësinë e bashkëpunëtorit.  Me datë 14 mars, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve për tentim vrasjen ndaj avokatit Azem Vllasi, ndërsa, për të dyshuarin e tretë, Arsim Ibrahimi, Gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak. 

Deri në këtë pikë gjithçka rreth ngjarjes përflitej si hakmarraje, ndërsa institucionet e drejtësisë, heshtën para versionit të vërtetë, ndërkohë që historia kishte kahje tjetër dhe fatin e Azem Vllasit ishte parashikuar ta kishin dhe persona  të tjerë, të cilët ishin përcaktuar nga organizata “Syri i Popullit’, si tradhtarë. Me 15 mars 2017, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ndërsa  ka folur për rastin në fjalë, ka thënë se e ka parë listën e personave të cilët kjo organizatë, sipas tij terroriste, ka lidhje me agjentura të ndryshme të cilat janë të lidhura direkt në Moskë. Thaçi në  një emission televiziv, pati deklaruar, se lista të cilën e ka “Syri i Popullit”, përbëhet nga 26 personalitete por nuk ka përmendur asnjë emër. Sipas të njëjtit,  ajo listë është e përbërë me emra të njohur personalitetesh të cilët janë liderë politikë, komandantë të luftës së fundit, gazetarë, opinionistë, e deri tek personalitete jo edhe aq të njohura. “Në listë janë 26 njerëz të cilët, sipas kësaj organizate terroriste, duhet të ekzekutohen.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat