Hoxhaj thotë se PDK do të fitojë edhe nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme

Politika

Hoxhaj thotë se PDK do të fitojë edhe nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme

Më: 25 mars 2017 Në ora: 13:05
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në Konventën e tetë të punë të PDK’së ka thënë se në rast se Kosova do të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare PDK do t'i fitonte bindshëm zgjedhjet

Kryediplomati Enver Hoxhaj ka thënë se në rast se mbahen zgjedhjet e parakohshme në vend, atëherë ai është i bindur se PDK’ja do të jetë fitimtare. Këtë, ministri e ka thënë në Konventën e tetë të punës së PDK’së.

"Ne vazhdojmë të mbesim partia më e madhe politike në vend, me shtrirje nacionale dhe me mbështetjen më të madhe elektorale. Ne e kemi ruajtur unitetin e partisë, dhe aktualisht jemi partia më e organizuar shqiptare në rajon. Ndoshta po e them para kohe që nëse ka zgjedhje të parakohshme, por të jeni të bindur se do të fitojmë bindshëm kurdo që mbahen ato", ka deklaruar Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat