Kryeministri Mustafa tregon arsyen pse po shtyhet demarkacioni

Politika

Kryeministri Mustafa tregon arsyen pse po shtyhet demarkacioni

Më: 25 mars 2017 Në ora: 14:33
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i LDK-së Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i LDK-së Isa Mustafa, ka mbajtur një fjalim në Prizren, ku u shënua 27 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Isa Mustafa tha se përkundër se në koalicion janë me Partinë Demokratike të Kosovës, Kosova është qeverisur mirë dhe se kjo qeveri është duke e zhvilluar vendin.

Edhe Mustafa ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri. Tha se themelimi i ushtrisë duhet të bëhet, por duke iu qëndruar besnikë marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

Kryeministri s’e ka lënë pa e përmendur edhe Demarkacionin. Ai pohoi se marrëveshja për vijën kufitare me Malin e Zi po shtyhet për qëllime politike – që më pas dikush ta votojë të njëjtën marrëveshje dhe t’i marrë meritat.

Ai foli edhe për çështjet identitare të qytetarëve të Kosovës. Deklaroi se himni i Kosovës dhe flamuri duhet të duhen të respektohen, sepse për këtë është luftuar dhe me to është shpallur pavarësia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat