Gecaj tregon dallimin e Vuçiqit dhe Titos

Politika

Gecaj tregon dallimin e Vuçiqit dhe Titos

Nga: Bota sot Më: 26 mars 2017 Në ora: 10:47
Bajram Gecaj dhe Aleksandar Vuçiq

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal dhe këshilltari i kryeministrit të Kosovës Bajram Gecaj, i është rikthyer sot kritikave ndaj kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Gecaj ka thënë se Vuçiq ka mbetur ende me mentalitetin e ish-diktatorit serb, Slobodan Millosheviq, shkruan Bota sot.

“Titoja ka qenë një diktator komunist, por ju z. Vuçiq e keni tejkaluar atë, pasi që ju ishit pjesë e regjimit të diktatorit dhe kasapit famëkeq të Ballkanit, në kthetrat dhe mentalitetin e të cilit duket se ende keni ngelur. Çka bëhet me Kosovën dhe në Kosovë do të vendosë vetëm populli dhe lidershipi i saj. Ndërsa ju z. Vuçiq mund t’i adaptoheni rrethanave të reja, apo edhe mund të vazhdoni të jeton në ëndrrat dhe mitet e së kaluarës”, ka shkruar Gecaj në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat