Kush firmos për dërgimin në burg të bashkëpartiakëve, të Ministres së Drejtësisë?

Politika

Kush firmos për dërgimin në burg të bashkëpartiakëve, të Ministres së Drejtësisë?

Hava Orana-Xhukolli Nga Hava Orana-Xhukolli Më 26 mars 2017 Në ora: 17:06
Dhurata Hoxha

Në një intervistë për “Bota sot”, ministria e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka folur rreth ligjit Antimafia, për të cilin thotë se nuk ka nevojë të nxirret ligj i ri, mjafton të rregullohet dhe ndryshohet ai ekzistues. E pyetur se si do të veproj karshi zyrtarëve të korruptuar, ministria Hoxha ka thënë, se askush nuk do të jetë mbi ligjin.

“Bota sot”: Jeni deklaruar per anulim të Ligjit Antimafia, në një kohë që grupi punues ka bërë pjesën më të madhe të punës. Përse?  

Dhurata Hoxha: Nuk është e vërtetë që jemi deklaruar për anulim të asnjë ligji, thjesht jemi dakorduar me grupin punues dhe partnerët ndërkombëtar që nuk ka nevojë të nxirret ligj i ri, kur kjo çështje mund të rregullohet duke ndryshuar dhe plotësuar legjislacionin ekzistues. Grupi punues për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale në takimet e veta, por edhe pas analizave dhe rekomandimeve nga ekspertët dhe institucionet vendore e ndërkombëtare, ka ardhur në një përfundim tjetër nga sa është pritur. Është më efikase që dispozitat e Ligjit për konfiskimin e Pasurisë të përfshihen në Kodin e Procedurës Penale si dhe në Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale se sa të jetë ligj i veçantë që nuk jep efekte të duhura. Në këtë Grup punues janë të përfshira të gjitha institucionet relevante, duke përfshirë edhe Prokurorinë dhe sigurisht se me serioziteti më të madh do ta trajtojë këtë çështje dhe do të sjell zgjidhje adekuate dhe të duhura ligjore.

“Bota sot”: A do ta kenë fuqinë e Ligjit antimafi ndryshimet në Kodin Penal?  

Dhurata Hoxha: Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës penale e kanë rolin kryesor, sa i përket ndëshkimeve të kryesve të veprave penale, prandaj pa diskutim se do të kenë fuqi. Në Kod do të përfshihen dispozitat që do të saktësojnë çështjen dhe procedurat e Konfiskimit të Pasurisë dhe do të evitojnë mospërputhjen e kompetencave, ligjeve apo edhe procedurave duke hequr çdo paqartësi. Kam besim se Grupi punues do të sjell zgjidhje dhe përkufizime të vlefshme për çrrënjosjen e krimit që pengon zhvillimin e shtetit tonë, në veçanti ndaj atyre që kanë krijuar pasuri në mënyrë të paligjshme.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat