Fabrikime për të mbuluar të akuzuarit e Speciales

Politika

Fabrikime për të mbuluar të akuzuarit e Speciales

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 27 mars 2017 Në ora: 17:23
Selia e Gjykates Speciale

Dyshimet se ish Presidenti Rugova mund të jetë helmuar për vdekje, i kishte hedhur vazhdimisht Haki Abazi, drejtuesi i fondacionit “Vëllezërit Rokfeller” për Ballkanin.  Mirëpo, ndonëse me këmbëngulje, kërkon hetimin e vdekjes së Rugovës, Abazi e quan naive futjen në listë,  të emrit të Presidentit Rugova, kur ai tashmë nuk është gjallë. 

Lista me emra personalitetesh shqiptare që dyshohet se është përpiluar nga organizata “Syri i popullit”, e publikuar ditë më parë në media,  ka rikthyer edhe njëherë dyshimet mbi rrethanat e vdekjes së ish Presidentit Ibrahim Rugova.   Ndonëse ish Presidenti Rugova, nuk jeton më, emri i tij është i pari në listën e pretenduar të kësaj organizate.  Dyshimet se ish Presidenti Rugova mund të jetë helmuar për vdekje, i kishte hedhur vazhdimisht Haki Abazi, drejtuesi i fondacionit “Vëllezërit Rokfeller” për Ballkanin. 

Mirëpo, ndonëse me këmbëngulje, kërkon hetimin e vdekjes së Rugovës, Abazi e quan naive futjen në listë,  të emrit të Presidentit Rugova, kur ai tashmë nuk është gjallë.  Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Haki Abazi ka theksuar se, këto lista janë lista të shfajësimit dhe përgatitjes së skenarëve për të gjetur fajtorin, para se prokuroria qoftë vendore qoftë ndërkombëtare të veprojë.  “Tentimi për t'i veshur çdo krim apo tentim krimi për Jasharin,  janë fabrikime tipike të SHIK-ut,  për të mbuluar akuzat dhe për të gjetur fajtorin. Kjo praktikë është parë edhe në të kaluarën, kur është akuzuar dikush tjetër e sidomos ata që nuk kanë mbrojtje apo kanë vdekur për krimet e kryerja gjatë dhe pasluftës.

Sa naive është futja e Ibrahim Rugovës në një listë të tillë, kur ai është i vdekur tanimë. Këto lista që po qarkullojnë tani në publik janë lista të shfajësimit dhe përgatitjes së skenarëve për të gjetur fajtorin para se prokuroria qoftë vendore, qoftë ndërkombëtare të veprojë”, ka thënë Abazi për “Bota sot”.  Nga ana tjetër, zyra për informim e Prokurorisë së shtetit, nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës rreth kësaj liste, konkretisht figurimit në këtë listë të Presidentit Rugova dhe nëse ka dyshime se ai mund për një atentat të mundshëm ndaj tij.

Ndërkaq, publicisti Rexhep Shahu ka shprehur mosbesimin e tij, se dikush mund të ngrinte dorë ndaj Presidentit Rugova.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat