Kosova ka dështuar në zbardhjen e krimeve të luftës

Politika

Kosova ka dështuar në zbardhjen e krimeve të luftës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 27 mars 2017 Në ora: 17:29
Bekim Blakaj

Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj në një intervistë për “Bota sot”, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk po bëjnë mjaftueshëm për zbardhjen e krimeve të luftës, pavarësisht mekanizmave të krijuar për këtë çështje.

Gjatë intervistës, Blakaj ka folur edhe rreth çështjes së të pagjeturve, duke thënë se nuk ka pasur vullnet nga asnjëra palë që kjo çështje të diskutohet në Bruksel. Sipas të njëjtit, një emisar special për çështjen e personave të zhdukur do ta përshpejtonte procesin e gjetjes së varrezave dhe identifikimin e personave të zhdukur.

“Bota sot”: Sa po bëhet për të zbardhur krimet e luftës në Kosovë?

Bekim Blakaj: Institucionet e Kosovës nuk po bëjnë mjaftueshëm për zbardhjen e krimeve të luftës. Edhe pse janë krijuar mekanizma për këtë çështje, siç është Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, ne ende pas 4 vitesh nuk kemi pa ndonjë rezultat konkret.

“Bota sot”: Ministrja për Dialog EditaTahiri ka deklaruar, se nuk ekziston lista e të personave të zhdukur, a ekziston vërtetë kjo listë?

Bekim Blakaj: Në fakt, ministrja Edita Tahiri ka sqaruar, që ajo e ka pasur fjalën për një listë të lokacioneve të mundshme të varrezave individuale apo masive ku mund të jenë trupat e personave të zhdukur, dhe jo për listën e personave të zhdukur. Lista e personave të zhdukur ekziston, dhe të gjitha institucionet janë në dijeni për këtë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat