Media gjermane: Vakumin e BE në Ballkan, po e plotëson Turqia, Rusia dhe Kina

Politika

Media gjermane: Vakumin e BE në Ballkan, po e plotëson Turqia, Rusia dhe Kina

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 mars 2017 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Shefja e politikës së jashtme europiane, Federica Mogherini, gjatë turit në fillim të këtij muaji, përjetoi një eksperiencë të dhimbshme sesa e pafuqishme është politika e Brukselit në Europën juglindore.Në Maqedoni presidenti refuzon kërkesat e BE, ndërsa në Serbi u mbajt një fjalim brohoritës kundër saj.

Në Kosovë u ashpërsua konflikti menjëherë pas largimit të saj, ku ajo në fakt dëshironte të sjellë paqe dhe zgjidhje. Tre presidentët e ndarë të Bosnjës e takuan atë në një termin jo të paralajmëruar protokollar. Humbja e ndikimit të BE, para së gjithash kuptohet si fuqizim të Rusisë, Turqisë dhe Kinën në këtë rajon. Moska mundohet me mashinerinë e saj propagandiste të fitojë zemrat e njerëzve të vendeve ballkanike. “Ballkani nuk i takon më Brukselit,” trumbetonte agjencia e lajmeve shtetërore ruse “Sputnik”, para pak ditësh. Ose më tituj tjerë provokativ “Europa lindore kthehet drejt Rusisë?”.

Por edhe Turqia ka vendosur një këmbë në derë. Baza e saj është popullata muslimane. Në Bosnjë ajo ka rikonstruktuar shumë xhami të shkatërruara nga lufta. Në Serbinë jugore firmat turke janë ndër investitorët kryesorë - mbi të gjitha në sektorin e tekstilit. Kina prej vitesh më shumë fokusohet në Ballkan mbi ndërtimin e transporteve publike -autostradë dhe hekurudha - si ajo mes Beogradit dhe Budapeshtit. Prej pak kohësh përzihen edhe vendet arabe. Ata blejnë prona në Bosnjë, ndërtojnë një lagje të re në Beograd ose marrin në pronësi edhe shoqërinë e fluturimeve serbe, shkruan agjencia e lajmeve DPA.

Por më larg me aktivitete janë rusët. Banka ruse Sberbank është ndër bankat kryesore në vendin anëtar të BE, Kroaci. Përveç aktivitetit ekonomik, ajo merret edhe me interesa e saj për qëllime “gjeostrategjike”, shkruante gazeta e Zagrebit, „Vecernji list“.

Rusia përpiqet me propagandë të zellshme të rikuperojë vakumin që lë Brukseli. Atje BE është marrë me shumë kriza, por akoma nuk ia ka arritur të zgjedh problemet e pazgjidhura.

Vakumi i Fuqive të mëdha mund të bëhet më i madh nëse SHBA do tërhiqet nga rajoni me presidentin e ri, Donald Trump. Shumica e komentatorëve në rajon presin, që interesat amerikane do të bien në mënyrë dramatike. Prej tani Moska ia ka arritur, politikanët e Ballkanit ti grumbullojnë gjithashtu për interesat e tij globale./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat