Pyet deputetja: Pse Kadri Veseli ka 17 këshilltarë që paguhen më shumë se deputetët?

Politika

Pyet deputetja: Pse Kadri Veseli ka 17 këshilltarë që paguhen më shumë se deputetët?

Më: 28 mars 2017 Në ora: 17:25
Shqipe Pantina

Deputetja Shqipe Pantina u ka propozuar të gjithë gazetarëve që merren me buxhetin e vendit të pyesin se përse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka 17 këshilltarë.

E sipas deputetes Pantina, që të gjithë këta këshilltarë paguhen me shumë se deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“E për të gjithë gazetarët që duan të merren me buxhetin e Kuvendit le të pyesin pse Kadri Veseli i ka 17 këshilltare që paguhen më shumë se deputetët!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat