Ymeri për takimin me Hoyt: I rëndësishëm për marrëdhëniet VV- SHBA

Politika

Ymeri për takimin me Hoyt: I rëndësishëm për marrëdhëniet VV- SHBA

Më: 28 mars 2017 Në ora: 20:25
Hoyt Yee dhe Visar Ymeri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka takuar zëvendës-sekretarin e shtetit amerikan, Hoyt Yee. Ymeri ka thënë se kanë pasur bisedë miqësore me Hoyt në Ambasadën e SHBA-së. 

Ymeri e ka vlerësuar këtë takim si të rëndësishëm për ndërtimin e marrëdhënieve në mes Vetëvendosjes dhe Qeverisë amerikane.

Lexoni statusin e tij:

Pata rastin dhe kënaqësinë të takoj për herë të parë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Hoyt Yee. Me z. Yee, u takuam në Ambasadën amerikane në Kosovë ku diskutuam miqësisht për zhvillimet politike në vendin tonë.

Ky është një takim i rëndësishëm në kuadër të ndërtimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të VETËVENDOSJE!-s dhe Qeverisë amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat