Zbardhet mashtrimi me shembjen e Murit

Politika

Zbardhet mashtrimi me shembjen e Murit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 29 mars 2017 Në ora: 17:20
Foto arkiv, Muri në Mitrovicë i cili ishte ndërtuar ilegalisht nga autoritetet lokale të Mitrovicës veriore.

“Tani kanë zgjedhur një tjetër strategji, rreth rrotullimi që është duke u punuar në atë pjesë të qytetit, është ngritur prej nivelit të rrugës ekzistuese mbi 1. 5 metra, ndërsa muri i ri, që tani pjesa serbëve janë duke e ngritur është i një trashësije mbi dy metra, ndërsa lartësia do të shkoj mbi atë lartësinë që ka qenë më parë, me ngritjen e rreth rrotullimit.  Tani  lartësia e murit, që është duke u ngritur edhe nuk do të duket shumë e lart, por në fakt do të jetë mbi dy metra lartësi”, ka thënë Halit Barani për “Bota sot”.

Janë bërë gati dy muaj  nga rrënimi i murit në pjesën veriore të Mitrovicës, i cili ishte ndërtuar ilegalisht nga autoritetet lokale të Mitrovicës veriore. Në vend të këtij muri, është ndërtuar një strukturë mbrojtëse në zonën e këmbësorëve me qëllim që të mos lejohet hyrja e asnjë lloj automjeti.   

Sipas opozitës, çështja e murit ndodhi me qëllim të mbulimit të dështimeve  të Qeverisë së Kosovës, derisa pozita vazhdon të mendojë, se pas rrënimit të murit po vazhdojnë të respektohen ligjet e Kosovës.   

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë për “Bota sot”,  se me rrëzimin e murit në Mitrovicë janë respektuar ligjet e Kosovës. 

“Tanimë nuk kemi muri. Kemi lëvizje të lirë të njerëzve, të mallrave, kemi doganierë dhe Policinë e Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, kemi edhe integrimin e strukturave të mëhershme që kanë qenë barrikaduese në institucionet e sigurisë së Kosovës, në polici. Kemi integrime edhe në FSK e gjithashtu edhe në sistemin e drejtësisë. Kështu që, gjërat kanë ndryshuar  në mënyrë graduale por të suksesshme. Në veri mbetet të bëhet edhe më tepër.  Definitivisht po, edhe zgjedhjet lokale të komunitetit serb, që janë mbajtur mbi parimin e respektimit të ligjeve të Kosovës, të Kushtetutës së Kosovës dhe pjesëmarrja e komunitetit serb në zgjedhjet nacionale, ka qenë sipas Kushtetutës, normave, standardeve dhe ligjeve kosovare, kështu që mendoj edhe në veri ka ndodhur progres i madh”, ka thënë Thaçi gjatë një interviste për gazetën  “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat