Deputetë të papërgjegjshëm, që Kuvendin e përdorin për t’u pasuruar

Politika

Deputetë të papërgjegjshëm, që Kuvendin e përdorin për t’u pasuruar

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 2 prill 2017 Në ora: 17:06
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë. Deputeti i Kuvendit është përfaqësues i popullit dhe vepron sipas bindjes dhe ndërgjegjes së tij. Por, këto nocione kanë mbetur vetëm në ligje, pasi nuk respektohen nga të zgjedhurit e popullit. Këta të fundit Kuvendin e shikojnë si mjet përfitimi financiar, dhe jo për të diskutuar shqetësimet dhe problemet e qytetarëve.

Kjo legjislaturë padyshim, që mund të konsiderohet si më e dobëta, ndër vite, pasi me pretendimim për ruajtjen e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës, janë ndërprerë në mes disa procese. Ka qenë Opozita që fillimisht ka bojkotuar Kuvendin, për të kundërshtuar Demarkacionin dhe Asociacionin e tashmë janë pozita, të cilët, nuk e kanë për gjë të braktisin Kuvendin, ndërkohë që duhen miratuar një sërë ligjesh, të cilat kanë mbetur peng.

Kështu, me 31 mars 2017, Kuvendi i Kosovës, si shpeshherë nuk ka mundur ta përfundoi seancën plenare ashtu siç duhet.  Seanca është ndërprerë në mungesë kuorumi. Mbylljen e seancës para kohës e ka bërë nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti.

Në atë seancë,  ishte paraparë një interpelancë e ministrit për Zhvillim Ekonomik Blerand Stavileci në lidhje me kontratën e privatizimit të kompanisë për distribuim të energjisë elektrike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat