Frika nga Specialja sjell dhunë mes rivalëve politikë

Politika

Frika nga Specialja sjell dhunë mes rivalëve politikë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 3 prill 2017 Në ora: 12:54
Selia e Gjykatës Speciale

“Pra, është maksimumi i dhunës që bëhet ndaj kundërshtarëve politik, por e vërteta është se vetëm ata që i frikësohen humbjes në zgjedhjet e ardhshme mund të inskenojnë dhe të realizojnë eventualisht dhunë ndaj aktivistëve të VV-së, me të vetmin qëllim që të tentojnë të krijojnë kaos nga frika prej Gjykatës Speciale, e cila veç sa nuk ia ka filluar të publikojë emrat e të akuzuarve”, ka thënë avokati Tomë Gashi 

Dhuna ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, janë tregues se fushata zgjedhore mund të përshkallëzohet në dhunë. Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të subjekteve politike dhe analistë politik pas rrahjese së aktivistit të LVV Agron Kabashi. Deputetja e VV-së Shqipe Pantina ka thënë, se është e papranueshme heshtja e institucioneve ndaj rastit të fundit kur aktivisti i Vetvendosjës Agron Kabashi është sulmuar fizikisht.  Ajo ka thënë, se edhe më e papranueshme është heshtja e policisë, e cila ende nuk ka dhënë shpjegime se çfarë ka ndërmarrë për zbardhjen e rastit, dhe pas publikimit të videove të kamerave të sigurisë nga Vetevendosje.  “Kjo është një përpjekje për të frikësuar kundërshtarët e tyre politik e në veçanti Vetvendosjen, e cila po shënon rritje të dukshme në terren dhe tashmë është subjekti favorit për të fituar zgjedhjet. Prandaj,  sulmet ndaj nesh janë rritur dhe shpeshtuar, e kjo vetëm na inkurajon që ne mos t’i ndalim përpjekjet tona, në çkapjen e shtetit” është shprehur deputetja Pantina.

Politika, si pjesë e dhunës

Avokati Tomë Gashi ka pohuar, se sa i përket dhunës ndaj aktivistëve të VV-së kjo nuk është ndonjë risi, pasi sipas tij, nga formimi i Lëvizjes VV gjithnjë është ushtruar dhunë ndaj tyre dhe thuajse nga të gjithë ata që kishin pushtet juridik apo faktik në Kosovë. Sipas tij, ende janë të freskëta kujtimet për vrasjen e Mon Balajt, Arben Xheladinit dhe plagosjen e rëndë të dhjetëra aktivistëve të VV-së me 10 shkurt 2007, kur protesta paqësore nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut u shndërruan në protesta tepër të dhunshme, saqë u vranë aktivistët e VV –së, vetëm se kundërshtuan planin e Athisarit. “Të gjithë e dimë se ka pasur shumë e shumë protesta të VV-së, ku aktivistët e saj, janë maltretuar brutalisht edhe nga policia e Kosovës e cila në disa raste u manilpulua nga politika, apo thënë më thjesht nga udhëheqësit politik. Dhe për të mos i përmendur të gjitha rastet e ushtrimit të dhunës ndaj aktivistëve të VV-së,  po ju përmend rastin më të dhimbshëm, vrasjen e aktivistit të VV-së Astrit Deharit, që u bë në qendrën e paraburgimit në Prizren. Pra, është maksimumi i dhunës që bëhet ndaj kundërshtarëve politik, por e vërteta është se vetëm ata që i frikësohen humbjes në zgjedhjet e ardhshme mund të inskenojnë dhe të realizojnë eventualisht dhunë ndaj aktivistëve të VV-së, me të vetmin qëllim që të tentojnë të krijojnë kaos nga frika prej Gjykatës Speciale, e cila veç sa nuk ia ka filluar të publikojë emrat e të akuzuarve.  Duke vepruar kështu dikush nga politika e lartë në Kosovë mund edhe të pretendoj, se mund të mbetet në pushtet apo të mos akuzohet nga Gjykata Speciale, por të mos harrojmë fjalët e kryeprokurorit David Shwedeman, i cili deklaroj, se pa marrë parasysh edhe mundësinë e tensioneve politike, prap se prap ai do të ngrejë akuza në bazë të fakteve e jo në baza politike”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Politika dhe krimi

Ndërsa, Armend  Halimi njohës i çështjeve i sigurisë ka thënë, se frikësimet, shantazhet, kërcënimet etj, nuk janë gjë e re mes rivalëve politik, sigurisht në vendet ku sistemi i drejtësisë nuk luan rolin e vet. Sipas të njëjtit, me këto dukuri në Kosovë përballen çdo ditë edhe qytetarët që nuk kanë të bëjnë me politikën, por që janë zë kritik ndaj dukurive të korrupsionit, nepotizmit, krimit të organizuar etj, e që pushteti nuk i merr në konsiderat si kërkesa të shoqërisë por si rivalë. “Ndaj këtyre dukurive, zakonisht nga ana e pushtetit ka reagim me largim nga puna kush guxon të kritikoj, apo edhe mos dhënien e mundësisë për punë mbi bazën e meritokracisë. Sa për parashikim të rrjedhës së ngjarjeve, sigurisht që sulmet dhe kërcënimet, në këtë rast nga ana e partive në pushtet, janë indikator se ndiejn aromen e disfatës në zgjedhje, për rrjedhojë, pas instalimit të një pushteti të mirëfilltë, edhe përballjen me drejtësinë për të bëmat e tyre”, ka thënë Halimi.  Sipas tij,nuk duhen nënvlerësuar edhe konfliktet që do prodhonin partitë që sot janë në pushtet, nëse deri neser do jenë opozit, sepse për veç që janë mësuar me luksin, siç e thashë brenga e tyre do jetë përballja me drejtësinë. “Është për t’u shqetësuar që organet e rendit, në këtë rast policia të jetë e ndikuar nga politika, për rrjedhojë pastaj veprimet e tyre patjetërdo të jenë të dirigjuara dhe selektuese, në veprim apo mos veprim. Do të ndodhë fatkeqësisht kështu, deri sa niveli më i lartë drejtues i këtij institucioni të jetë në pozitë, të tillë drejtuese pa favoret apo shtyerjet e  politikës  e që policia do ishte në nivelin e duhur të paanshmërisë, si pushtet i paarur, jo që puna e tyre të jetë realizim i misioneve politike”, ka thënë Halimi. Ndryshe, eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava ka thënë, se në  pergjithësi aty ku ka dhunë nuk funksionon shteti, sepse është e thënë, se nëse dita e mirë shihet në mengjes, diçka e mirë nuk po na shkruhet. Sipas tij, kjo dhunë ndaj aktivistëve të VV-së, po na e dëshmon se në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në vjeshtë, e pse jo edhe ndoshta ato qendrore. “Nuk është shenjë e mirë, sepse gjithë kjo dhunë e rezistencë, po na lë të nënkuptojnë, se gjërat po kalojnë kufijtë e ligjshmërisë në përgjithësi, dhe në rend të parë po përdoret dhuna apo po rezistohet me dhunë. Kjo dhunë është edhe një dëshmi më e fortë se Gjygji Special, do të fillojë punën muajve në vijim dhe pritën eskalime të reja në përmasa më të mëdha të dhunës dhe prishjës së rendit dhe lirisë dhe të drejtavë të njeriut. Por kjo gjë nuk është edhe për t’u çuditur, nëse  bëjmë analiza ma detaje,  lidhur me çështjen e sigurisë në përgjithësi në Kosovë. Krejt kjo qeverisje e fundit nga viti 2014 e deri më tani është duke u qeverisur nën preteksin e dhunës. Sa lotësjellësi është hedhur në Kuvendin e Kosovës, nga te zgjedhurit e popullit. Shishet e molotovit që paraqesin  rrezik për njerëzimin e qytetarët në përgjithësi. Sa objekte qeveritare janë sulmuar me gurë e pllaka duke i thyer ato dhe duke i sjellë dëmë shoqërisë, dhe objekteve në përgjithësi”, ka thënë se Tërnava. Ai ka thënë, se policia është dashur t’i përdorë autorizimet ligjore për burgosjen e sulmuesve, ku ka pasur edhe policë e demonstrues të lënduar e ata dy parti janë qytetarë të Kosovës. “Proceset të tëra e të para, nëpër Gjykata ku askush nuk dënohet nga të mëdhenjtë që vërehen e dihen, se nga skamnorët janë bërë multimilionera e askush nuk dënohet nga ta, apo akterët me të bërat e tyre si ajo e rastit "Pronto" që e kanë kriminalizuar këtë shoqëri, dhe nuk dënohet askush nëpër gjygj, përpos disa kundërvajtësve apo disa krimeve të lehta. Prandaj, s’është për tu çuditur pse nuk kemi liberalizim të vizave edhe pse BE na sugjeron që ti dënojmë "peshqit e mëdhenj". Si mos më hesht institucionet e drejtësisë, që kur i kanë marrë postet janë të zgjedhurit e "peshqve të mëdhenjë", dhe ata ua kryejnë detyrat e tyre në përgjithësi”, ka thënë Tërnava. Sipas tij, në ato poste të larta të institucioneve emërohen vetëm të dëgjueshmit, pavarësisht aftësive profesionale të tyre. “Sikur të mbretëronte ligjëshmëria në Kosovë, kaherë do ta kishim liberalizimin e vizave dhe situata ekonomike do t’ishte shumë më në nivel të lartë, si në aspektin e punësimit si në luftimin e krimit të organizuar. Me një fjalë, në krye të shtetit i kemi njerëzit që të gjithë apriori, duhen që për të kaluarat e tyre kriminale, të japin llogari se këta e kanë katandisur këtë vend me veprat e tyre kriminale”, ka thënë Tërnava.

Dhunë me motive politike

Opinionisti Nexhat Haziri ka thënë se dhuna ndaj kujdo qoftë, është e papranueshme dhe e dëmshme për një shoqëri normale, sidomos dhuna kur shfaqet me motive politike, siç është rasti ndaj aktivistëve të VV-së. 

Ai ka thënë,  se si të tilla, duhet patjetër që mos të përseritën, sidomos tani kur jemi në një vit zgjedhor, pasi në vjeshten e këtij viti do të mbahen zgjedhjet locale, dhe partitë politike duhet të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të jenë të arsyeshme në veprimet e tyre. 

“Nuk e di pse, por vërehet një nervozizëm gati te të gjitha partitë politike, ndoshta është kjo për shkak të ambicjeve të tyre për të dalë sa më mirë nga procesi i zgjedhjeve lokale apo edhe nga mundësia që po përfolet, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare së bashku me ato lokale, por shpresoj, se partitë qofshin ato në pushtet dhe ato të opozitës, do të dinë për ti menaxhuar arsyeshëm emocionet, ambicjet, nervozizmin në mënyrë që mos të ketë përshkallëzime të situatës, e cila më së paku i duhet Kosovës”, ka thënë Haziri.

Sipas të njëjtit, heshtja e institucioneve të drejtësisë, ka një shpjegim, edhe pse është i natyrës negative.

“Shumë herë është thënë, se këto institucione mjerisht janë të ndikuara nga politika, dhe po përdorën si instrument nga një parti e caktuar në pushtet për ti luftuar kundërshtarët politik. Megjithatë nga këto akte, mund të ketë tensionim të situatës parazgjedhore, por nuk besoj se këto tensionime mund të përshkallzohen në akte të një dhunë të theksuar aq sa do ta rrezikonin procesin e zgjedhjeve locale të cilat nap resin në vjeshten e këtij viti”, ka thënë Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat