Politico: Ja pse Thaçi e mori nismën për formimin e ushtrisë?

Politika

Politico: Ja pse Thaçi e mori nismën për formimin e ushtrisë?

Më: 4 prill 2017 Në ora: 10:05
Thaçi

Portali i njohur evropian Politico në një analizë të gjatë të botuar sot hedh shikimin drejt Kosovës dhe siç ky portal shkruan “manovrës ushtarake të Hashim Thaçit”.

Politico shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nisi aksionin për formimin e ushtrisë në një kohë kur janë të ngritura tensionet në Ballkan, sidomos në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila aspiron të anëtarësohet në BE.

“Situata u ndez në janar, pasi që Beogradi dërgoi një tren në veri të Mitrovicës me mbishkrimi ”Kosova është Serbi” në rreth 20 gjuhë. Tjetër gjë që shkaktoj tensione ishte edhe ndalimi udhëheqësit të UÇK-së, Ramush Haradinaj në Francë me një urdhër arrest nga Serbia si dhe formimi i një gjykate të re për të gjykuar krimet e luftës”.

Në një samit muajin e kaluar, udhëheqësit e BE-së e përshkruan situatën në rajon si “të brishtë”.

Nisma e Thaçit për transformim e ushtrisë ka qenë e njohur në vend, duke pasur parasysh se gati 90 për qind e popullsisë.Mirëpo, kjo gjë e ka vënë në një kur përplasje me aleatët perëndimor.

Vendet perëndimore që e njohin Kosovën nuk e kundërshtojnë krijimin e një ushtrie në vetvete, dhe kanë ndihmuar për të hartuar një plan për të transformuar FSK-tre vjet më parë. Por ata kanë qenë të alarmuar nga mënyra se si Thaçi e ka propozuar këtë gjë.Aleatët perëndimorë të Kosovës besojnë se një ushtri duhet të krijohet përmes një amendamenti kushtetues. Kjo do të kërkojë miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve – dhe dy të tretat e 20 deputetëve që përfaqësojnë pakicat etnike, 10 prej të cilëve i janë serbë.

“Duke pasur parasysh mjedisin politik në Kosovës, dyshoje se e gjithë biseda e ushtrisë është një vetiniciativa i presidentit, i cili me të vërtetë vëmendjen dhe dëshiron t’i tregojë partisë së tij që ai ende e kontrollon në zgjedhje të reja për të fituar shumicën e votave në Qeverinë e ardhshëm” ka thënë për Politico Lumir Abdixhiku drejtor i institutit Riinevest.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat