Ambasadori Delawie insiston: Ushtria nuk bëhet siç deshi Thaçi

Politika

Ambasadori Delawie insiston: Ushtria nuk bëhet siç deshi Thaçi

Më: 7 prill 2017 Në ora: 10:29
Ambasadori amerikan Greg Delawie

Ambasadori amerikan Greg Delawie e ka përsëritur se transformimi i FSK’së në ushtri duhet të bëhet duke pasur një qasje të përbashkët ndërmjet ndërkombëtarëve dhe Kosovës, dhe se formimi i saj gjithsesi të behët përmes ndryshimeve kushtetuese.

Madje ai ka kërkuar reflektim nga komuniteti serbë, që ta përkrahin formimin e ushtrisë pasi ata nuk mund ta bllokojnë këtë proces.

Në konferencën për transformimin e FSK’së  ku pjesëmarrës është edhe presidenti Thaçi, ambasadori amerikan tha se ShBA kanë qenë qysh nga fillimi në themelimin e FSK’së.

“Ne besojmë se SHBA vazhdon të luaj rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë. SHBA mbetet përkrahës i fuqishëm i Kosovës. Jam krenar me atë që SHBA dhe Kosova kanë arritur bashkë në ndërtimin e FSK, është e rëndësishme të kemi një qasje të përbashkët rreth tranfsormit të FSK’së”, tha Delawie.

Kosova, sipas tij duhet të ketë aftësi legjitime që ta mbrojë veten para se të largohet KFOR-i.

Siç vlerëson ai themelimi i ushtrisë  nuk ndërtohet vetëm me anë të një ligji por nevojitet kohë.

“Tranzicioni i FSK'së të bëhet gradualisht në mënyrë transparente përmes ndryshimeve kushtetuese” tha Delawie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat