Molliqaj: Policia po do ta shmangë vëmendjen nga tronditja që ia bëmë

Politika

Molliqaj: Policia po do ta shmangë vëmendjen nga tronditja që ia bëmë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 00:00
Dardan Molliqaj

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka shprehur bindjen se ajo çfarë ka deklaruar në një konferencë për media për Policinë e Kosovës, ka qenë tronditje e madhe për shtetin, e cila e ka vënë në alarm shtetin.

Në “Interaktiv” ai ka thënë se kjo është njëra prej arsyeve pse, sipas tij, po tentohet që të zhvendoset vëmendja kinse për frikë ndaj sulmeve terroriste.

Molliqaj i VV-së paraqet “skemën e krimit të Policisë së Kosovë me në krye Kadri Veselin”

“Tema të cilën e ka ngritur Vetëvendosje përmes meje në një konferencë për media është një tronditje e madhe për shtetin. Dhe menjëherë pas asaj institucionet e shtetit u alarmuan kinse për rrezik të sulmeve”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, arsye tjetër nevojë për të zhvendosur vëmendjen, janë “edhe zhvillimet brenda koalicionit nuk janë të mira”.

“Tashmë po e shihni se të dy palët janë duke u shtyrë se kush po e prish koalicionin”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se ka një kontradiktë të thellë mes deklarimeve të Policisë së Kosovës dhe ato të Këshillit për Siguri të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat