Revolta e Rugovistit: Nuk ka më vota për kandidatët nga Llapi e Karadaku, Malisheva e Podujeva

Politika

Revolta e Rugovistit: Nuk ka më vota për kandidatët nga Llapi e Karadaku, Malisheva e Podujeva

Më: 16 prill 2017 Në ora: 10:04
Ardin Rugovisti

Kohë e pa kohë për miq virtual. Se koha po e tregon se zgjedhjet janë shumë afër!

Jo pse unë jam ndonje person i ditur, por koha më ka mësuar ti nuhas gjërat me kohë!.

Shqisa ime e nuhatjes ma ka prekë sinjalin dhe më ka dhënë përgjegjëje se pse deputet dhe ministra të LDK-së, që njihemi veç nga facebook-u, filluan të më urojnë datëlindjen me sms privat?!

Pasi shqisa e nuhatjes time më informon se shpejt kemi zgjedhje, kjo edhe ka kuptim. Por, unë për ata “miq” e kam një lajm jo të mirë!

Ka kalu koha kur Prizreni shpërndan vota për kandidat nga Llapi e Karadaku, Malisheva e Podujeva, si bombonat e fëmijve që n’Prizren shpërndahen për Bajram.

Më vjen keq që duhet me ju zhgënjy, po Prizreni ka vlera mjaftushëm, prandaj nuk kemi nevojë për import “vlerash”. Me këtë po ju them, nuk keni nevojë me u lodhë kot e me shkru sms për datëlindje, se edhe pa ju festoj, bile edhe më mirë. Andaj, mos e merrni mundin kot e me ardh deri n’Prizren për këtë punë. Kemi vendos me jetu vobekt, me pitajka e djath sharri, po me nder e pa pozita të larta.

Për fund të këtij postimi, ju për dallim prej neve idealistave të Ibrahim Rugovës, ne që nuk lëkundemi as prej stuhisë, mos mendoni që heshtja jonë e gjatë nënkupton edhe harresën për nënçmimin që na e banet me këtë koalicion. Sidomos me poshtrimin që i bëtë presidenti Rugova për së vdekuri, duke e ulë Hashim Thaçin në karrigën e Rugovës. Thjesht, turp!

Ju edhe ndoshta e keni mendu që të ti ktheheni profesionit ma të vjetër në botë, por ju do të mashtroheni keq nëse mendoni se ne do të bëhemi klientët tuaj.

Me respekt për shëndetin tuaj,

Ardin Rugovisti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat