“Këmbana që i bie Dauti dëgjohet në Beograd dhe acaron serbët”

Politika

“Këmbana që i bie Dauti dëgjohet në Beograd dhe acaron serbët”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 19 prill 2017 Në ora: 13:13
Daut Haradinaj

“Këmbana që i bie Dauti dëgjohet në Beograd dhe acaron serbët sepse ka serbë në Kosovë dhe ata duan siguri, qetësi. Edhe të dënohet Dauti për çfarë ka deklaruar, nuk mbyllet me në gojën e tij, deklarata që ka bërë edhe efekti i kësaj deklarate është përcjellë tek serbet”, thotë Shahu.

Daut Haradinaj, deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, njëherit edhe vëllau i Ramush Haradinaj, kishte deklaruare se ekstradimi i Ramushit mund të shkaktonte luftë me Serbinë.

“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, kishte deklaruar Haradinaj.

Mirëpo analistët dhe njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se deklarata e Haradinajt për ekstradimin e Ramushit, ka qenë e ngutshme, mirëpo përmbajtja e reagimeve nga Beogradi dhe e disa zyrtarëve serbë në Kosovë, janë dëshmia më e mirë se, deklarata nuk ka pasur ndonjë efekt shqetësimi, Sipas tyre deklarata e Daut Haradinajt, u dha rast shfaqjes së ndjenjave kriminale serbe, që në vend se të pranojë krimet që ia ka shkaktuar popullit shqiptar të Kosovës, po vazhdojnë me lojën e strucit, duke luajtur rolin e viktimës.

Image
Analisti politik Skender Zogaj

“Deklaratë e nxituar”

Analisti politik Skender Zogaj, ka thënë për  “ Bota Sot” se deklarata e Daut Haradinajt ishte e nxituar, mirëpo, të nxituara ishin edhe reagimet që e problemtizuan më shumë se sa që në të vërtet kishte arsye.

Ai ka vlerësuar se interpretimet ishin shumë të ashpra dhe mospërfillëse të padrejtësisë së madhe ndaj Ramush Haradinajt dhe ndaj familjes Haradinaj.

“Nuk dua ta justifikojë deklaratën e Dautit, mirëpo, kjo deklaratë nuk mund të jetë më e rëndë se fletarresti i Serbisë kriminele e cila e ka Kosovën me gjak dhe tash akuzon kosovarët për krime! Mirëpo, megjithë këtë, Dauti është dashur të kursehet. Është dashur të jetë më i kursyer edhe shefi i UNMIK-ut, i cili ka kërkuar inicimin e hetimit dhe marrjen e masave ligjore, që nuk mendoj se, institucionet duhet ta bëjnë. Deklarata e Daut Haradinajt ishte e nxituar, mirëpo, të nxituara ishin edhe reagimet që pasuan dhe e problematizuan më shumë se që në të vërtet kishte arsye, sepse, interpretimet gjithashtu ishin shumë të ashpra dhe mospërfillëse të padrejtësisë së madhe ndaj Ramush Haradinajt dhe ndaj familjes Haradinaj, e cila qe 3 muaj po jeton në ankth! Nuk dua ta justifikoj deklaratën e Dautit, mirëpo, kjo deklaratë nuk mund të jetë më e rëndë se fletarrestimi i Serbisë kriminele e cila e ka Kosovën me gjak dhe tash akuzon kosovarët për krime. Mirëpo, pavarësisht nga kjo, Dauti është dashur të kursehet. Është dashur të jetë më i kursyer edhe shefi i UNMIK-ut, i cili ka kërkuar inicimin e hetimit dhe marrjen e masave ligjore, që nuk mendoj se, institucionet duhet ta bëjnë”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij, përmbajtja e reagimeve nga Beogradi dhe e disa zyrtarëve serbë në Kosovë, janë dëshmia me e mirë se deklarata nuk ka pasur ndonjë efekt shqetësimi.

“Përkundrazi, deklarata e Daut Haradinajt, u dha rast shfaqjës së ndjenjave kriminale serbe, që në vend se të pranojnë krimet që ia kanë shkaktuar popullit shqiptar të Kosovës, po vazhdojnë me lojën e strucit, duke luajtur rrolin e viktimës, e duke i akuzuar shqiptarët për krime. Kjo u vërtetua qartë, por Daut Haradinaj dhe të gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë se, nuk guxojnë të bien pre e lojërave të ndyta të Serbisë. Gjykata e Hagës e ka treguar pastërtinë e Ramush Haradinajt dhe, nuk ka asnjë arsye për shqetësim, sepse, ekstradim në Serbi nuk mund të ketë”, ka thënë Zogaj.

Image
Analisti politik Rexhep Shahu

Të kuptohet Haradinaj

Analisti politik Rexhep Shahu ka vlerësuar se deklarata e Daut Haradinajt është njerëzore, e qartë, e kuptueshme dhe e ndershme.

“Pra si do të fliste gjithkush ta kishte vëlla Ramushin? Pastaj nga e thëna në të bërë është në mes një mal i tërë. A e bën apo nuk e bën Dauti atë që thotë këtë nuk e dimë por askush si deputet nuk dënohet për çfarë thotë po për çfarë bën. Këmbana që i bie Dauti dëgjohet në Beograd dhe acaron serbët sepse ka serbë në Kosovë dhe ata duan siguri, qetësi. Edhe të dënohet Dauti për çfarë ka deklaruar, nuk mbyllet me në gojën e tij, deklarata që ka bërë edhe efekti i kësaj deklarate është përcjellë tek serbet. Më së pari deklarata e Dautit është ftesë për serbet që të mos minojnë urat e paqes shqiptarë që po ngrihen me serbët, sepse po u shemb njëra këmbë e urës së paqes e miqësisë, ura nuk funksionon, paqja nuk funksionon dhe frika do të vazhdojë të endet mbi kokat e gjithkujt. Prandaj, gjithkush nëse do t'ia ndëshkonin vëllain, nuk do të thoshte faleminderit që po ma ndëshkoni apo që ma keni ndëshkuar vellaun, por sigurisht se do të reagonte”, ka thënë analisti politik Shahu.

Image
Analisti Islam Krasniqi

Dauti ndihmon Ramushin në Francë

Ndryshe, analisti politik Islam Krasniqi ka thënë për “ Bota Sot” se deklarata e deputetit të AAK-së Daut Haradinajt nuk është e ngutshme, sepse tash e sa kohë dihet që vëllai i tij po mbahet padrejtësisht në Francë, me akuza të Serbisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.

 “Mendoj se kjo deklaratë i ndihmon Ramushit në Francë, sepse BE-ja kërkon që të ketë stabilitet në Kosovë dhe çdo gabim nga Franca mund të përcillet më trazira në Kosovë. Kosova duhet më seriozisht ti marrë deklaratat e zyrtarëve Serb, që edhe ato t'ia adresoj Bashkësisë Ndërkombëtare, e jo të hesht apo ti arsyetojë ato më fjalën lere se fushatë e tyre është. S’ka përse iniciohen hetime ndaj Dautit për këtë deklaratën e dhe, sepse edhe ne duhet ti qesim dhëmbët nganjëherë”, ka thënë Islami.

Sipas tij, me vet faktin që Kosova e di shumë mirë kontributin e familjes Haradinaj gjatë luftës dhe pas luftës, atëherë ishte dashur që edhe të tjerët ta përkrahin atë deklaratë, e jo për poenë politike ta thumbojnë Haradinajn se përse ka folur.

“Ata që po na kërcënojnë janë serbet, ku e kanë spastruar pjesën veriore nga Shqiptarët dhe këta bëhen të verbër ndaj tyre. Por tek ne mund të ndodh gjithçka sepse UDB-a është ende në këmbë. Haradinaj nuk ka asnjë bazë ligjore që të ekstradohet në Beograd, por deklarata si kjo bëhen sa për show dhe asgjë më shumë. Kandidati për president apo kryeministri Serb është munduar të arsyetohet para elektoratit të tij, sepse ai në luftë nuk mund të futet me Kosovë se vendi ynë është i siguruar nga NATO dhe Serbia nuk ka atë fuqi të përballet më të”,  ka thënë analisti politik Islami.

Image
Njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri

Haziri: Kjo është një e padrejtë dhe poshtërsi ndaj tërë popullit të Kosovës


Njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri ka thënë për “Bota sot” se është për tu habitur se si organizmat ndërkombëtar e Ballkan në cilësin e kujdestarit reagojne edhe për më të voglin prononcim shqipëtare që mund të ketë një gjuhë pak ma të fortë.

“Pra nuk çuditem që edhe në rastin e deklarimit të deputetit Daut Haradinaj të ketë gjithë këto reagime thua se është fundi i botës, konsiderojë se në këtë situatë kur po bëhet një e padrejtë jo vetëm ndaj Ramushit, por po poshtërsohet i tërë populli i Kosovës duke ua mohuar krejt mundin dhe të drejtën që e kanë bërë e pasur për çlirim dhe liri.Prandaj konsiderojë si një frustim momenti për z. Haradinaj, që duke pasur parasysh gjendjen emocionale të dyfishtë që e ka për vëllaun dhe Gjeneralin e luftëtarin me të dalluar të UÇK-së. Pra një luftë dhe as një pastrim etnik nuk fillon me një idivid, por nëse dikujt i pëlqen që përgjithçka të gjindet një shkas për të kritikuar, atëherë kjo është qëllim nëse ata apo ai është edhe personalitet i çmuar. Si do që të jetë në nuk mund të sillemi si robër ndaj Serbisë kurse ajo në vazhdmisi me retroriken e vet luftënxitëse dhe me format tjera bënë veprime armiqësore ndajë Kosovës dhe popullit shqiptar”, është shprehur Haziri.

Ai ka theksuar se ata që vëjnë kritikën mbi ne, duhet me të njëtën vigjilencë ta drejtojnë gishtin edhe kundër Serbisë, që edhe përkundër fajsisë dhe gjenocidit të luftërave ne ish Jugosllavi në sytë e të fuqishmëve po luan rrolin e dinakrisë si dhelpër dhe po shihet hapur se po përgdhelet.

“ Konsiderojë se Dauti nuk ka se çka ta dëmtojë Ramushin, ngase nuk ka sulmuar në Kalmaro por është prononcua në Kosovë, e as nuk e ka ndihmuar por që mund të shkaktohet një paknaqësie është shumë reale ngase plote raste janë që po preket dinjiteti i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës. Sa i përket deklaratave të politikanëve serbe në lidhje me Kosovën, mendojë se ne nuk duhet që të merremi shumë me gjëra të tilla, ngase ata janë të interesuar që të krijojnë skandale politike për të përfituar nga situata në planin diplomatik.Por është me rëndësi se si ne sillemi me rregullim tonë të brendshëm dhe brenda këtij rregullimi të mos defunksionalizojmë shtetin duke favorizuar serbët, por që të trajtohen si të gjithë qytetarët, që kjo të ndodh dhe mendoje se jetike është procesi i bisedimëve në Bruksel”, është shprehur Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat