Nisma i reagon Apostolovës: Drejtësia nuk pranon standarde të dyfishta

Politika

Nisma i reagon Apostolovës: Drejtësia nuk pranon standarde të dyfishta

Më: 19 prill 2017 Në ora: 16:24
NISMA për Kosovën

NISMA për Kosovën, përmes një reagimi për media të mërkurën konstaton se kërkesa e përfaqësueses së zyrës së BE-së Natalyia Apostolova për rishikimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe nga Gjykata Kushtetuese është e pa pranueshme, pasi si e tillë jep një mesazh shumë të gabuar dhe një model të keq, sesa herë të mos i pëlqejë dikujt vendimi i gjykatave ato me kërkesë të politikës mund të ndryshohen.

Kjo kërkesë është ndërhyrje flagrante në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe si e tillë është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian, vlera të cilat ajo duhet t’i promovojë dhe t’i mbrojë në Kosovë, thuhet në reagimin e NISMA për Kosovën.

Njëherësh, NISMA për Kosovën  ia përkujton Apostollova se Gjykata Kushtetuese me aktgjykimet e saja ka shkarkuar dy president të zgjedhur të Kosovës, ka ndërhyrë në procesin e ndërtimit të shumicës parlamentare dhe përkundër pa pajtueshmërisë me këto vendime të saj, politika e Kosovës i ka pranuar dhe nuk i ka kundërshtuar.

“Ashtu sikur ka bërë thirrje Bashkimi Evropian që vendimet e lartë përmendura të zbatohen pa asnjë ndryshim ajo duhet të bëjë thirrje që të zbatohet edhe ky vendim dhe jo të veprojë me standarde të dyfishta”, përfundon reagimi i NISMA për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat