Demokracia e brishtë, “lepujt e luftës” sundojnë Kosovën

Politika

Demokracia e brishtë, “lepujt e luftës” sundojnë Kosovën

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 prill 2017 Në ora: 09:36
Foto ilustrim, pamje nga Prishtina

Mungesa e konkurrencës së vlerave të mirëfillta politike, ka bërë që edhe pas 17 vjet liri dhe 9 vjet në shtet ndërtim të brishtë të shtetit të ri të Kosovës, të nis jetë funksionim të mirëfilltë të ligjit në vend.

Skena politike në Kosovë është bastarduar nga partitë e njëjta, meqë liderët e tyre gjithmonë kanë qenë mbi ligjin. Në Kosovë ende nuk është krijuar një klasë mirëfilltë politike e vlerave të mëdha të lirisë, demokracisë dhe forcimit të shtetit.  Kështu vlerësojnë njohës të çështjeve politike dhe deputetë, ndërsa thonë se në Kosovë funksionin logjika e klientelës dhe duke qenë se populli është në gjendje të varfër ekonomike janë krijuar përfitime  të shumta për milintantët dhe diletantët e partive politike.  Sipas tyre, pushteti në Kosovë u ndërtua me mungesën e vlerave , sepse njerëzit që erdhën në pushtet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës vetëm në aspektin politik e përdornin bazën e sistemit demokratike-liberal shtetit juridik.

Image
Analisti politik Rexhep Shahu

Sipas analistit politik Rexhep Shahu,  politikanët në Kosovë kudo kanë instaluar pushtetin e frikës, të dhunës së hapur e të fshehtë. Dhe kjo pa dyshim sipas analistit Shahu, është një diktaturë anarkie, diktaturë e jo meritorëve, diktaturë e abuzuesve dhe frikë e popullatës.

“Gjysma e politikanëve që kanë dalë nga lufta, në fakt nuk luftuan por e përvetësuan luftën e të tjerëve, sepse janë bërë tigra të paqes, ngase ishin lepuj të luftës.Lakmia për pushtet dhe konsiderimi i pushtetit si biznes më fitimprurës janë ato që e shndërruan klasën politike në klasë zhvatësish të pasurisë kombëtare, të degradimit të shpresës, të mos dhënies së llogarisë askund, e bënë klasë drejtuese kërcënuese me të gjitha armët. Pushtetarët bëjnë aleanca,  në kurriz të popullatës”, është shprehur analisti politik Shahu.

Image
Deputeti i LDK-së Adem Salihaj

Partitë në grackën e oligarkëve ekonomikë

Deputeti i LDK-së Adem Salihaj ka vlerësuar,  se në Kosovë ende nuk është krijuar një klasë mirëfilltë politike e vlerave të mëdha të lirisë,demokracisë dhe forcimit të shtetit. 

Sipas tij, vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova la një vakum të madh dhe njerëzit që kishin ideal vetëm pasurimin e tyre e shfrytezuan këtë situatë për interesat e tyre. 

“Partitë që deri dje paraqiteshin të pastra dhe alternativë,sot janë bërë si të gjitha tjerat,duke u bërë servile të oligarkëve ekonomikë,vetëm që të zhvatin edhe ato diçka nga plaçka e quajtur Kosovë. Në Kosovë nuk ka kush ti kultivojë vlerat e mëdha të lirisë e demokracisë. Është i nevojshëm një vetedijsim i madh i qytetarëve të Kosovës,sepse vetëm ata me votën e tyre mund ta ndryshojnë gjendjen”, ka thënë deputeti Salihaj.

Image
Analisti politik Jeton Kelmendi

Ndërsa, analisti politik Jeton Kelmendi ka pohuar, se skena politike në Kosovës ka një krizë të madhe morale,  sepse si pasojë e kësaj kemi liderë gangsterë apo mbretër në partitë e tyre të cilët e kanë vrarë demokracinë e brendshme të partive politike. 

Sipas tij, pikërisht për këtë si refleksion i saj e gjithë demokracia dhe e gjithë politika ka degraduar, sepse,  figurat kyçe të politikës kanë dalur mbi ligjin mbi kushtetutën dhe mbi çdo gjë. 

“Në Kosovë pas vdekjes së Presidentit  Ibrahim Rugova po mungon të paktën një “luan” tek partitë politike, prandaj ne tani kemi vetëm “derra” që po qeverisin vendin qoftë në pushtet e qoftë në opozitë.  Kjo do të thotë që intelektalizmi është larguar nga partitë politike e nga ana tjetër është krijuar një elektorat tjetër. Në Kosovë funksionon logjika e klienteles dhe duke qenë se populli është në gjendje të varfër ekonomike janë krijuar benifecione të shumta për milintantët dhe dilitantët e partive politike. Dhe si pasojë e kësaj secili nuk voton, sepse beson në një koncept apo në një tjetër”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka theksuar se në këtë rast ka degraduar qytetari dhe rreziku më i madh është se në Kosovë është krijuar një logjikë, se ky apo ai mund të ta gjejë një vend pune, duke menduar se ky, apo ai është mbi igjin dhe se do ta ndihmojë atë.  “Pra njeriu nuk voton në bindje, por e voton interesin dhe kjo me të drejtë e dëmton dhe ua zgjatë jetën klasës politike,  e në theks të veçantë këtyre liderëve të cilët gjithesesi janë të korruptuar dhe të pa diskutueshëm lider jo meritor që e kanë sjell Kosovën në këtë gjendje kaq të degraduar  politike”, është shprehur analisti politik Kelmendi.

Image
Njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi

Ndërtimi i shtetit me mungesë vlerash

Ndërsa njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi ka pohuar,  se çështja qëndron kryesisht tek mosndërtimi i shtetit të së drejtës, të shtetit i cili e zbaton ligjin, pavarësisht subjektit politik, pozitës me shtet, përkatësisë së kombit, njëjtë dhe me përkushtushmëri. Sipas tij, pushteti në Kosovë u ndërtua mbi pavlera, sepse njerëzit që erdhën në pushtet pas shpalljës së Pavarësisë së Kosovës vetëm në aspektin politik e përdornin bazën e sistemit demokratike-liberal shtetit juridik.  

“Në realitet ndërtuan pushtet grupor dhe të mbështetur në përfitime induviduale. Kjo iu mundësojë atyre të pushtetit që të lidhen me krimin oligarkëve-ekonomik që tash defakto po e bëjnë ligjin në Kosovë. Pushtet mund dhe duhet të ndryshohet me masa konkrete, sepse në spastrimin e skenës politike nga politikanët e korruptuar dhe të lidhur me të kaluarën e errët si dhe me krimin e kriminalitetin dhe në spastrimin e sistemit të drejtësisë nga elementet e dyshimit, me të kaluarën e errët dhe që janë të lidhur me krimin e me korrupcion”, është shprehur Kelmendi.  

Ai ka thënë, se pa marrë masa të ashpra penale, deri edhe të konfiskimi i pasurinë se krijuar pa mbulesë, s’ mund të shërohet pushteti dhe të fillojmë për të ndërtuar shtet të së drejtës. Pikërisht për atë i kemi ligjet dhe  për atë shkak ndërtohen burgjet dhe dënohen kriminelët në shtet. Kjo nuk po funksionon dhe kjo për faktin se në sistemin tonë juridik  janë punësuar njerëzit e shantazhuar dhe që lehtë vihen nën shërbim të politikës dhe këtë duhet ndryshuar”,  është shprehur Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat