Arifi i AAK-së: Qeveria nuk e ka dhënë asnjë cent për mbrojtjen e Haradinajt

Politika

Arifi i AAK-së: Qeveria nuk e ka dhënë asnjë cent për mbrojtjen e Haradinajt

Më: 20 prill 2017 Në ora: 20:32
Ramush Haradinaj në gjykatën franceze

Qeveria e Kosovës, deri tash nuk e ka dhënë asnjë cent  për të mbuluar shpenzimet e avokatëve, të cilët e kanë mbrojtur Ramush Haradinajn në Francë.

Kështu ka deklaruar për Dukagjinin kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, Avni Arifi.

Sipas tij, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) kishte premtuar më 12 janar, se do t’i mbulojë shpenzimet e mbrojtjes së Haradinajt, i cili po gjykohet në Francë, në bazë të një flet-arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia.

“Deri më tani, Haradinaj të gjitha shpenzimet i ka mbuluar nga xhepi i tij. Ndihma e vetme ka ardhur nga bashkatdhetarët tanë në diasporë”, ka shtuar Arifi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë për RTV Dukagjini se janë duke punuar që ta propozojnë në qeveri një shumë përmes se cilës do t’i ndihmohet Haradinajt, ku më pas Qeveria do të merret më këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat