Vetëvendosje: Mustafa po e lufton shtetin e Kosovës duke emëruar strukturat ilegale ministra

Politika

Vetëvendosje: Mustafa po e lufton shtetin e Kosovës duke emëruar strukturat ilegale ministra

Më: 20 prill 2017 Në ora: 21:04
Vetëvendosje

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pa vullnet e pafuqi për t'i luftuar strukturat paralele, emëroi sot drejtuesin e strukturave paralele Ivan Todosijeviqin, për ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Drejtimi i institucioneve nga strukturat ilegale është luftë ndaj shtetësisë dhe funksionimit të Republikës. Ndërkaq, emërimi i tyre prej vetë Kryeministrit është i pajustifikueshëm dhe i pafalshëm.

Kjo Qeveri, sikur edhe të kaluarat, të vetmen gjë që ka bërë me strukturat paralele është amnistimi e tash edhe rehabilitimi i tyre. Kjo Qeveri e paralizuar nuk bën punë të tjera pos atyre që ia cakton Beogradi. Mustafa në vend se të jetë udhëheqës, po bëhet ekzekutues i punëve të strukturave paralele që nuk e njohin dhe e luftojnë shtetin e Kosovës. 
Strukturat paralele duhet të dënohen për krimet e kryera. Por, Mustafa nuk e ka as qëllim e as dëshirë dhe nuk e pranon që e ka për detyrë, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat