Politikanëve që mbrojnë krimin iu “priten” duart

Politika

Politikanëve që mbrojnë krimin iu “priten” duart

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 23 prill 2017 Në ora: 15:50
Ilustrim nga "Bota sot"

“Me kalimin e ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale, Kuvendi mori hap konkret në luftimin e korrupsionit. Lajm i shkëlqyeshëm (shumë i mirë)” ka shkruar Greg  Delawie.  Miratimi i ligjit është mirëpritur edhe nga përfaqësuesit e institucioneve për drejtësi.

Pas shumë shtyerjeve për shkak të kuorumit, deputetët e Kuvendit  të  Kosovës kanë miratuar projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, me 63 vota për, asnjë kundër dhe 4 abstenime.  Ky projektligj ishte kërkuar edhe nga ambasadorët e shteteve mike, në veçanti ambasadori britanik, Ruair O’Connell dhe ai amerikan, Greg Delawie, të  cilët menjëherë ka përkrahur miratimin e këtij ligji duke thënë se është hap konkret për luftimin e korrupsionit.  “Me kalimin e ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale, Kuvendi mori hap konkret në luftimin e korrupsionit. Lajm i shkëlqyeshëm (shumë i mirë)” ka shkruar Delawie.  Miratimi i ligjit është mirëpritur edhe nga përfaqësuesit e institucioneve për drejtësi.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka pohuar se ndryshimet në ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, kanë të bëjnë me delegimin e kompetencave. 

 “Ndryshimet në ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale kryesisht kanë të bëjnë me delegimin e kompetencave lidhur me pezullimin e vuajtjes së dënimit nga personat e dënuar me vendim të gjykatës nga Ministria e Drejtësisë tek gjyqësori. Përmes këtyre ndryshimeve i pamundësohet pushtetit ekzekutiv që të pezullojë ekzekutimin e denimeve të shpallura nga gjykatat ndaj personave të denuar” ka thënë Miftaraj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat