PDK merr një goditje në Rahovec

Politika

PDK merr një goditje në Rahovec

Më: 24 prill 2017 Në ora: 14:12
PDK, ilustrim

Ish kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga radhët e PDK-së, Xhelal Canziba i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga AAK-ja.

Image
Xhelal Canziba

Sipas njoftimit, Canziba, tha se i bashkohet Aleancës së Haradinajt, për të dhënë kontributin e tij për vendin, në këto momente bukur të ndjeshme.

“Ramush Haradinajn dhe AAK-në, i shoh si adresën më të duhur politike, për të dhënë atë që kam, për të çuar përpara proceset me të cilat sot po përballet Kosova”, ka thënë Canziba.

Canzibës, mirëseardhje në AAK, i uruan drejtuesit më të lartë të AAK-së.  Përfshirë edhe vet kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj i cili ndodhet në Strasburg të Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat