BE-ja liberalizon vizat me kusht për Kosovën?

Politika

BE-ja liberalizon vizat me kusht për Kosovën?

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 24 prill 2017 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

“Zgjedhjet e parakohshme varen nga dy faktorë. E para, ka mundësi që qeveria (LDK dhe PDK) të kërkojnë nga BE-ja, një kohë  më  të  gjatë  për të  votuar Demarkacionin, duke u arsyetuar se i duhet kohë  për të mobilizuar opinionin, derisa njëkohësisht të marrin liberalizimin e vizave para se ky akt të ratifikohet. Ka mundësi që BE-ja  të  liberalizojë vizat me kusht që  pastaj të ratifikohet marrëveshja  dhe kjo marrëveshje do të  shkonte në  favor të koalicionit në pushtet duke marrë parasysh, se do të jetë  shumë  e vështirë  të  mos votohet për demarkacionin, sepse atëherë mbahet përgjegjës për kthim prapa, diçka që  kishte ta zgjonte  shumë  anonimitet tek elektorati”, ka thënë Dimal Basha.

Kryetarët e dy partive më të mëdha në vend, ai i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i PDK-së Kadri Veseli, kanë paralajmëruar se këtë javë do të dalë në Kuvend projektligji për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.  Kundër kësaj marrëveshjeje,  janë shprehur vazhdimisht opozita, si dhe disa deputetë të partive në pushtet, gjë që  kjo do të  bëjë  që kjo marrëveshje të  mos ratifikohet. 

E, mos ratifikimi i Demarkacionit bën që ky koalicon qeverisës të prishet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sipas raportimeve që bëhen, zgjedhjet mund të mbahen më 28 maj ose më 4 qershor.  Mirëpo, të gjitha këto raportime, nuk i pranojnë zyrtarët e koaliconit qeverisës. 

Këshilltari i Kryeministrit, Isa Mustafa dhe njëherësh zv.ministër i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë, se zgjedhjet do të mbahen vetëm më vitin 2018.

Pyetur për komentin e LDK-së pas raportimeve, se do të rrëzohet qeveria në fund të muajit prill, Gecaj nuk ka dashur të komentojë më shumë, duke u përgjigjur vetëm se zgjedhjet qendrore do të mbahen në vitin e ardhshëm. “Kosova do të ketë zgjedhje qendrore në vitin 2018” ka thënë Gecaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat