LDK-PDK, shkojnë si koalicion në zgjedhje?

Politika

LDK-PDK, shkojnë si koalicion në zgjedhje?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 24 prill 2017 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Bajram Gecaj, zyrtar në Qeveri dhe në LDK ka thënë,  se nuk kanë vija të kuqe për asnjërin subjekt politik.  "Ne nuk kemi vija të kuqe, ndërsa liderin e LDK-së e cakton kuvendi i partisë tonë", ka thënë Gecaj për gazetën “Bota sot".

Dy partnerët e koalicionit qeverisës PDK-LDK, janë para dakordimit të dërgimit të vendit në zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, zgjedhjet të cilat pritet të mbahen për shkak të dështimit të votimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e zi, sipas analistëve vetëm sa do t'i forcojnë përçarjet ndërmjet pozitës dhe opozitës. E si rrjedhojë e kësaj edhe pas këtyre zgjedhjeve vendi mund të drejtohej nga koalicioni LDK-PDK.

Bislim Zogaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka vija të kuqe për asnjë parti tjetër.  “Deklaratat e opozitës se do të kenë vija të kuqe, mendoj se janë vetëm një fushatë apo një propagandë sepse dihet se në Kosovë patjetër duhet që të ketë koalicion ndërmjet partive të vogla dhe të paktën njërës nga partitë e mëdha, përndryshe nuk do të mund të formonin koalicion. Prandaj, në përgjithësi mendoj se Partia Demokratike e Lidhja Demokratike e kanë mundësinë që të mos bëjnë koalicion mes veti por me partitë tjera”, ka thënë ai.

Sipas tiij, PDK-ja, do të jetë fituese e zgjedhjeve dhe si e tillë do t`ua imponoj programin e saj subjekteve me të cilat do të bëj koalicion.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat