Veriu, pronë e bandave kriminale serbe

Politika

Veriu, pronë e bandave kriminale serbe

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 24 prill 2017 Në ora: 17:16
Foto ilustrim, Mitrovica

“Sa iu përket komunave në pjesën e okupuar të Kosovës, e quaj të okupuar se në realitet është e okupuar, pasi asnjë udhëheqës shqiptarë nuk lëvizë nëpër këto komuna me përjashtim të matrapazëve, kontrabandisteve shqiptarë që bashkëpunojnë me bandat kriminele serbe. Pra, përgjigja ime është se nuk ka kush të ndërmarrë atë që ishte dashur, pasi siç thuhet në popull, këtyre  farë udhëheqësve tanë iu kanë marrë erë në qafë e tani e kanë kot çdo gjë”, ka thënë Halit Barani.

Edhe pse Kosova ka nëntë vite që nga shpallja e pavarësisë, po ashtu aq vite ka edhe akti më i lart i shtetit “Kushtetuta”, kjo e fundit vazhdon që të shkelet.  Pasi që në Komunat veriore të Kosovës,  si Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, vazhdojnë të veprojnë, duke mos përdorur stemat, simbolet dhe pa vulat e Republikës  së Kosovës,  të cilat bien me ndesh me Kushtetutën dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.

Kështu, vlerësojnë deputetët e pozitës si dhe ata të opozitës, po ashtu edhe njohës të çështjeve Kushtetues, që sipas tyre këtu hidhet “faji” tek Marrëveshje e Qeverisë së Kosovës për Asociacionin apo Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe në Kosovë të nënshkruar në Bruksel, si dhe nuk besojnë se do të ketë Qeveri që do të marrë veprime.

Lidhur më këtë, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani për “Bota sot”,  ka folur për  shkeljen e Kushtetutës nga Komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku të cilat funksionojnë pa stemë, pa simbole dhe pa vula të Kosovës. 

Ndërsa, sa i përket veprimeve të cilat duhet që të merret në këto Komuna veriore, Hasani është përgjigjur shkurt, duke thënë se nuk ka Qeveri që merr masa.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat