Milionerët e rinj në duart e Speciales

Politika

Milionerët e rinj në duart e Speciales

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 25 prill 2017 Në ora: 17:08
Selia e Gjykates Speciale

Milionerët e pasluftës në Kosovë dhe të inkriminuarit në fushën ekonomike dhe  në atë të krimit të organizuar dhe korrupsionit  do të kalojnë në filtrin e Gjykatës Speciale. Thuhet se funksionimi i kësaj gjykate nuk do të prekë vetëm individë, zyrtarë të lartë, por edhe drejtues biznesesh që padyshim kanë lidhje me njerëzit e  politikës. Ky është informacioni që  ka Prokuroria e shtetit dhe që është  konfirmuar nga burime të gazetës.

Çka do të thotë se këndvështrimi i Gjykatës Speciale nuk do të jenë vetëm krimet e luftës apo ia shququajturi raport i Dick Martyt, siç është trumbetuar deri më tani,  por edhe raste të krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit ekonomik. Për shkak se Prokuroria vendore e ka patur problem të hetojë të fortët e biznesit dhe të politikës, do të jetë Gjykata Speciale, ajo që do ta thyejë këtë tabu.

Rreth 700 lëndë të krimeve të luftës, të paktën prej dy vitesh janë shpërndarë në prokuroritë Komunale të Kosovës, gjë që shpjegon faktin, se Gjyjata Speciale e ka rrethin e hetimeve edhe përtej krimeve të luftës.

Ndërkaq, një  pjesë  lëndëve të luftës të shpërndara në Prokuroritë e Kosovës,  mund të mbyllen pasi dëshmitarët kanë vdekur. Gjithsesi, pastrimi i institucioneve prej të inkriminuarve nga Gjykata Speciale, ka ngjallur shpresë për rikthimin e drejtësisë, jo vetëm tek njerëzit që i përkasin këtij sistemi, por edhe më gjërë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat