“Shteti i kapur nga kuadrot mafiozë të PDK-së”

Politika

“Shteti i kapur nga kuadrot mafiozë të PDK-së”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 26 prill 2017 Në ora: 16:02
Deputeti i LDK –së, Adem Salihaj

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, deputeti i LDK –së, Adem Salihaj, ka kritikuar ashpër partnerin qeveritarë, PDK –në. Sipas të njëjtit PDK është parti profiterësh dhe gjithmonë ka abuzuar me pushtetin vetëm për përfitime të individëve,klaneve e krimit të organizuar. Ai mendon , se situata në segmente të ndryshme të pushtetit,siç janë ministritë,agjencitë dhe kompanitë publike,ka mbetur e dominuar nga kuadrot mafioze të PDK-së.

Më tej, Salihaj i ka mëshuar qëndrimit, se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë në kushte të reja,në të mirë të zgjidhjes së problemeve ne mes dy shteteve,e jo për t'i bërë koncesione të reja Serbisë brenda territorit të Kosovës. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve, Salihaj, mendon se zgjedhjet nuk janë zgjidhje për problemet që po kalon Kosova. “Sa herë që kemi mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme,e ne kemi mbajtur vetëm të tilla, problemet  vetëm janë rritur. Nga e gjithë kjo ka përfituar vetëm PDK-ja dhe krimi i organizuar,askush tjetër”, ka thënë ai. 

Bota sot: Si e shihni rezultatet e kësaj Qeverie, a mendoni se ka funksionuar mirë nga brenda?

Adem Salihaj: Qeveria ka funksionuar mirë sa i përket punëve rutinë. Ajo qe bie në sy është mungesa e skandaleve dhe aferave,të cilat në vazhdimësi e kanë karakterizuar qeverinë Thaçi 1 dhe 2. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat